VIDEO/ Plas sherri në mbledhjen komunale në Prishtinë: Ti jap vesht në duar, hajvan

2 Tetor 2021, 09:29Rajoni TEMA

Një incident ka ndodhur gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal në Prishtinë. Sikurse bëjnë me dije mediet në Kosovë, anëtarja e PSD-së në Komunën e Prishtinës, Vala Peshku është përfshirë në një debat të ashpër verbal me anëtarin e Vetëvendosjes, Besnik Mujeci.

Mujeci i Vetëvendosjes ka akuzuar Vala Peshkun e PSD-së se këshilltarët komunalë të këtij subjekti i kanë vjedhur mandatet e fituara me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai e quajti atë edhe “të pafytyrë”.

Pas kësaj, zonja Peshku u ngrit në këmbë e revoltuar dhe nisi ta kërcënonte Mujecin.

“Ty ti jap vesht në dur, hajvan, majmun.”- dëgjohet të thotë ajo. Një kolege është dashur të ndërhyjë, duke e mbajtur atë nga krahu.

1 komente në “VIDEO/ Plas sherri në mbledhjen komunale në Prishtinë: Ti jap vesht në duar, hajvan”

  1. Tepeleku says:

    Kafshe ketej e kafsh andej , dhe po kalone kufine , si ne Tirane e Prishtine .Silluni si gjithe bota , cdreqin u ka brenda koka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje