Petkoviç: Kurti duhet të pranojë realitetin, nuk do të ketë heqje të targave serbe

30 Shtator 2021, 17:20Rajoni TEMA
Petkoviç: Kurti duhet të pranojë realitetin, nuk do të

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç ka reaguar pas marrëveshjes së arritur ditën e sotme në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postim në “Twitter”, ai shkruan se sot fillon epoka e përmbushjes së marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel.

“Ky është realiteti që Albin Kurti duhet ta pranojë sa më shpejt të jetë e mundur. Duke filluar nga marrëveshja që ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë, e cila do të jetë tema e takimit të parë të ardhshëm në Bruksel.

Pas dy ditësh negociatash të vështira, ne arritëm një marrëveshje me të cilën jemi të kënaqur! Ne kemi mbrojtur automjetet me tabelat e qyteteve serbe në Kosovë, nuk do të ketë më heqje të targave serbe apo vendosje të targave me shenja nga Prishtina”, ka shkruar Petkoviç

 

5 komente në “Petkoviç: Kurti duhet të pranojë realitetin, nuk do të ketë heqje të targave serbe”

  1. haaahahahaahahahahaha
    kta jane te papare
    o sa kom qesh .
    si tha si ?
    haaaaaaaaaaaaahahahahaahah

  2. Neroni says:

    Do te shfaqet si “fitues” kot. Hahahaha

  3. Mihali says:

    Asosacjoni i komunave Serbe nuk eshte gje tjete vecse nje republk”serbcka” si e Bosnjes ose si gozhda e Nastradinit per te krijuar trazira ne Kosove.Mos e pranoni ! Ose me mire te skembeni teritor me luginen e presheves qe te vendoset qetsia dhe mos nderhyrja Serbe ne Kosove.

  4. Mihali says:

    Asosacjoni i komunave Serbe nuk eshte gje tjete vecse nje republk”serbcka” si e Bosnjes ose si gozhda e Nastradinit per te krijuar trazira ne Kosove.Mos e pranoni ! Ose me mire te shkembeni teritor me luginen e presheves qe te vendoset qetsia dhe mos nderhyrja Serbe ne Kosove.

  5. Suksese te metejshme says:

    U be marreveshja por qenka corbe akoma… Balkan hesapi!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje