Zv/ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar ka mbajtur sot një konferencë për media përmes platformës ‘Zoom’, ku ka folur për arritjen e marrëveshjes së fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Escobar e ka quajtur sukses të madh arritjen e marrëveshjes së sotme. “Është një sukses i rëndësishëm arritja e sotme e marrëveshjes në Bruksel. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja po ndihmon në gjetjen e zgjidhjes për të dyja vendet. Dua të falënderoj emisarin Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij për punën e madhe që kanë bërë sot”- ka thënë Escobar.
I pyetur nëse SHBA-ja ka qenë e njoftuar paraprakisht për vendosjen e masës së reciprocitetit për targa. Escobar ka theksuar se është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin.
“Është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin. Jam i lumtur që kemi arritur marrëveshje për shtensionim të situatës”- tha Escobar.
Eshte nje nga lajmet me te medha qe kam degjuar.
Ketu e ka zanafillen edhe Edi Rama kur deklaroi ne Kosove se Albini ka te drejte te zbatoje reciprocitetin.
Me sa duket Albini po zhgenjen gjithe skeptiket, si puna ime. Albini me sa duket “valzin e vdekjes” qe po kercen me Vuciqin po e transformon ne “valzin e fitores”.
Te shikojme se cdo thote Evropa…