Ulet kurba e të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 në Kosovë

30 Shtator 2021, 15:29Rajoni TEMA

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik sipas të cilit nga 3.380 testime, 45 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Ndërsa janë shënuar 4 viktima gjatë  24 orëve të fundit.

Sot janë shëruar 298 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.191 Në total numri i rasteve aktive është 2.928.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.328.825 doza të vaksinës. Deri më sot 530.959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje