Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përshëndet marrëveshjen e arritur me Kosovën në Bruksel lidhur me targat. Ai tha se pala serbe pranoi propozimin e kompromisit për uljen e tensioneve në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
“Personalisht, jam shumë i kënaqur dhe kjo është shumë e rëndësishme për palën tonë”, është shprehur Vuçiç. Presidenti serb konfirmon se palët ranë dakord që forcat speciale të Kosovës të tërhiqen nga Jarinja dhe Bërnjaku në të njëjtën kohë me heqjen e barrikadave më 2 tetor.
Duke e quajtur historike vizitën e presidentes së Komisionit Europian në Beograd, Vuçiç tha se gjetja e një zgjidhjeje përfundimtare për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë do të hapë edhe dyert e Bashkimit Europian për vendin e tij. “Serbia nuk do të jetë anëtare e BE derisa të zgjidhë marrëdhëniet me Prishtinën, por do të luftojmë për t’i zgjidhur ato”, tha Vuçiç.
Pasardhesve te Grashaninit iu jane lagur te ndenjurat. Do te vejet haka tek i zoti. Kosova she shqiperia do ta fitojne kete beteje. Teli
@teli,
Mos i beso asnjehere dhelpres serbe. Hiqet dhe ben sikur i jane lagur te ndenjurat. Sic thoshte shoku Enver: Larte vigjilencen!
Une do shtoja: Mos u qoroleps nga fjalet e Vuciqit…Ashtu ja do puna…
O idioti kriminel nuk eshte serbia me prishtinen por serbia me kosoven dhe vetem kur ta pranosh kete fakt te dhuruar nga zoti ti do futesh ne BE dhe vetem ateher ti dhe populli yt do gjeni qetesine,por ketu gjithsesi ka nje problem o kriminel se po te ece uji, sepse sot ne kosoven e shkret perballe teje ke te njejten pjelle osmanken pra me te cilen ke luajtur aq mire politken sa qe arritet qe ne hage ti qlirimtaret kurse ti akoma paraqitesh si shpetimtar dhe paqsor si kohen kur beje masakrat ne kosove dhe ne krah kishe edhe baben e osmankes dhe shume mjerisht kosovareve qe flisnin shqip por qe ti dhe millosheviqi i quanit albanci njerez te mire, e ti do futesh ne BE vetem kur numri i ktyre njerezve te mire ne kosove do jeté zero.