Vulin: Sa kohë që Vuçiç të jetë në krye të Serbisë, Kosova s’është shtet

30 Shtator 2021, 11:10Rajoni TEMA
Vulin: Sa kohë që Vuçiç të jetë në krye

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për situatën e krijuar në veri të vendit.

Në një deklaratë për mediat  ai theksonte se problemi i vetëm për situatën e krijuar në veri të Kosovës përgjegjëse është Serbia.

Vullin shton se Kurti ka thënë të vërtetën dhe se problemi më i madh i shtetit të rremë të Kosovës sot është Aleksandër Vuçiç.

“Kurti nuk po sulmon Tadiçin, as ndonjë politikan tjetër që udhëhoqi Serbinë, por vetëm Aleksandër Vuçiçin.Kurti e di se derisa Aleksandër Vuçiç e udhëheq Serbinë, Kosova nuk është dhe nuk do të jetë shtet, ashtu siç e di se nuk do të jetë në gjendje të dëbojë serbët me forcë ose të përsërisë krimet e UÇK -së, pa u ndëshkuar”, ka thënë Vulin.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje