Zbuten gjakrat: Kosova dhe Serbia arrijnë dakordësinë në Bruksel për çështjen e targave

29 Shtator 2021, 19:02Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur pas takimeve që ka pasur sot në Bruksel me qëllim shtesnionimin e situatës në veri.

Bislimi ka thënë se është arritur një draft final dhe pritet që të miratohet edhe nga pala serbe, para se marrëveshja të quhet si e finalizuar. Bislimi ka treguar se është rënë dakord që nga e hëna Kosova dhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave.

Kjo, thotë Bislimi është e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme për lëvizjen e lirë. Pika e tretë e marrëveshjes për të cilën është pajtuar Kosova është heqja e barrikadave dhe zëvëndësimi i Policisë së Kosovës me KFOR-in.

“Kemi pasur disa takime, të gjitha ishin bilaterale, me z. Lajçak, i cili pastaj ka ndërmjetësuar mes palëve. Qëllimi për ne ka qenë i qartë të arrijmë deeskalimin e të ruajmë reciprocitetin me targa. Deri tash kemi arritur te një draft final, që thuajse është dakorduar në tërësi. Ka mbetur vetëm pala serbe të jap dakordim final. Marrëveshja parasheh tri elemente.

E para nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave, që ishte edhe synimi i ynë të kemi trajtim të barabartë. Është e përkohshme dhe do të formohet grup punues për gjetje të një zgjedhje të përhershme për lëvizje të lirë të veturave brenda gjashtë muajve.

 Pika e tretë ka të bëjë me deeskalimin e situatës, largimin e barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat lartë, e pas disa orëve do të zëvendësohej Policia Speciale, që paralelisht me barrikadat do të largohej nga pikat kufitare.”

Bislimi ka deklaruar se e vetmja pikë ku Serbia nuk ka dhënë pëlqimin, para se marrëveshja të quhet e finalizuar, ka të bëjë me veturat KM.

“E vetmja pikë ku Serbia ende nuk e ka dhënë pëlqimin para se marrëveshja të quhet e finalizuar ka të bëjë me veturat KM për të cilat ata mendojnë që nuk do të duhej të aplikoheshin stikersat, kjo është absurde për arsye se ato janë tabela ilegale dhe ne nuk mund të nënshkruajmë marrëveshje ku favorizohen poseduesit ilegal të tabelave kështu që edhe ata do të kishin të njëjtin sistem për aq kohë sa lëvizin në veri, ndërkaq në jug do të konfiskoheshin.” 

11 komente në “Zbuten gjakrat: Kosova dhe Serbia arrijnë dakordësinë në Bruksel për çështjen e targave”

  1. Vetefundosje says:

    Sa debila jane u kthyen te stickerat 20 vjet mbrapa dhe te kfor ne rrezoluten 1244 .

  2. asd says:

    Epo te besh lufte …per stikersa!!!

  3. vlora.vlora says:

    ha ha dmth si gjithnje u hoq bythesh Kurti ,per cfare u be gjithe kjo dava kur ajo eshte e firmosur

  4. Fatos says:

    Nje furtunë në gotë. Idiots.

  5. Targat says:

    Gënjeshtër, e zv. KM Bislimi do të shihni shpjetë se çfarë “marrveshje ka bërë. Kështu bëhet anulohet shteti me Stickers – afishe.

  6. Gaetano says:

    Jo ush po gamor. Te mjeret ne qe vuajme te jemi lojtar te dobet.kosova do vuaj dhe ca kohe deri sa ti shkoj nje amasadore si zonja Kim te sherohet nga semundja berishiste e kurtrave. Nje gje eshte e habitshme, ne e pranojme vete sdime te ndertojme shtet, dhe kur na vjen tjetri te terheq per dore bejme mistrecin
    Rri tani puthi bythen franc e Gjermani per viza prape

  7. Stricks says:

    Stickers dmth. AFISHE e apo në gjuhën politike mashtrim optik dhe kthim përkatsisht rrikthim në” botën serbe” të Vuçiqit. Marrveshje turpi dhe nënshtrimi.

  8. Lam Lajmi says:

    Une nuk e marr vesh cfare doni. Pulla u veme ne targave serve, pulla u vene edhe ata targave kosovare.

  9. Me thene te verteten: says:

    Ne rradhe te pare perpara se te behen marreveshje te kerkohet largimi i Laicakut si ndermjetes sepse dihet qe eshte pro serb.

  10. Labi says:

    Po ca gjaku u zbut o gazetar,ata nji gjak jane,dhe te imagjinosh qe nuk lane gje pa share Ramen pse nuk i shpalli lufte Serbise,i doli fjala Rames kur tha se eshte teater me helikoptete e avione te vjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje