Vuçiç në gjendje jo të mirë shëndetësore, Brnabiç: Nuk fle natën, ka stres të tmerrshëm prej situatës në Kosovë

29 Shtator 2021, 11:05Rajoni TEMA

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka anuluar disa takime për shkak të problemeve të tij me shëndetin, ka deklaruar këshilltarja e Vuçiç për mediat.

“Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull sot. Por, nesër Ursula von der Leyen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punimeve në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë. Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim”, ka deklaruar këshilltarja.

Ndërkohë, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić ka zbuluar se Vuçiç është me grip prandaj dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Sipas Brnabiç, Vuçiç ka një tension të tmerrshëm prej situatës në Kosovë dhe as pushon, por as nuk fle natën.

“Ai nuk pushon, mund ta them këtë. Do të doja që ai të pushonte pak më shumë. Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë dhe Metohi, nuk mendoj se ai me të vërtetë flinte natën.

Ai gjithashtu mori një grip mbi të gjitha. Sistemi i tij imunitar u dobësua, natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stres,” tha Brnabić.

5 komente në “Vuçiç në gjendje jo të mirë shëndetësore, Brnabiç: Nuk fle natën, ka stres të tmerrshëm prej situatës në Kosovë”

  1. ?
    o vulooooooooo bre kurac

    te hengri bytha vet
    deshe me u bo ene ti gangsterr u krefe tuj u ngrit perpjet ?
    mirpo si menove s’te shkoj
    e men’fund gjithcka deshtoj .

  2. asd says:

    Po thinjat e Rames sone i ke pare ???? Ha ha ha

  3. Kalec Dega says:

    ahahahhahahahhahaa.lol
    =
    sa te kete gjahtare beogradi, hiq se rrun Vuqiq, mik i ngushte i Rames

  4. Dembabadem says:

    E ka marr malli per Milloshevicin . Ishallah vete e takon .

  5. Luli says:

    Me cuarjen e tankeve ne kufi humbi gjithe kredit. Duke qene ne proces negociatash doli dhe i pabese. I doli dhe genjeshtra, tani nuk thote dot serbia do paqe. Ka kundra perendimin, opoziten dhe opinionin publik. Hajde ne te semes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje