VIDEO virale, këshilltarja i hipën mbi shpinë kryebashkiakut: Oh, çfarë kali..

28 Shtator 2021, 11:03Rajoni TEMA

Një kryetar bashkie në Bosnjë-Hercegovinë, është bërë viral në rrjetet sociale pas një videoje ku shihet me një vajzë që i hipën sipër mbi shpinë, ndërsa duken se janë në zyrë.

“Ti drejto shpinën dhe më merr jakën, sikur frenat të ishin nga një kalë …”-thotë kryebashkiaku i Banja Lukës në video, ndërsa vajza e ulur në kurrizin e tij bërtet “ojha“. Mesa duket ai po i mësonte asaj se si të kalëronte. “Çfarë kali”- thotë vajza.

Kryebashkiaku Drasko Stanivukovic më pas i jep asaj udhëzime se si të kontrollojë kalin, cilën këmbë, ku dhe si të godasë.

Videoja e kryetarit të Bashkisë në Banja Luka dhe e këshilltarës së tij Olga Babiç, ka disa ditë që qarkullon në rrjet dhe tanimë vetë kryebashkiaku Drasko Stanivukovic ka zbuluar se si ka ndodhur.

Ai thotë se ky ishte një regjistrim i bërë tre vjet më parë.

“Gabimi im më dëmton vetëm mua, por nuk dëmton asnjë person përveç meje, as njerëzit e tjerë, as familjen time. Në video, një shoqja ime e dashur nga gjimnazi është me mua.

Kjo ndodh kur një person ndonjëherë punon 17, 18 orë në ditë. Unë mendoj se isha në stërvitje atëherë dhe pastaj i tregova asaj se si të hipte mbi kalë”- ka treguar Stanivukovic për TV “Prva”, i cili njihet për pasionin e tij për kuajt.

Siç thotë ai, regjistrimi nuk është bërë as gjatë mandatit të tij si deputet, apo zgjedhjes për kryetar bashkie.

“Nuk mendoj se ishte as gjatë orarit të punës. Regjistrimi u bë rreth orës 7, 8 të mbrëmjes. E shihni, si shoqja ime ashtu edhe unë kemi qenë sëbashku në një luftë politike për një kohë të gjatë, ajo ka qenë me mua për 10, 12 vjet.

Ne nuk bëmë asgjë të shëmtuar, asgjë vulgare. Këto janë gjëra njerëzore, normale. Ju e dini se cili është çelësi, që dikush është profesionist në vendin e punës, dhe unë mendoj se unë jam.”- theksoi kryetari i bashkisë së Banja Luka.

4 komente në “VIDEO virale, këshilltarja i hipën mbi shpinë kryebashkiakut: Oh, çfarë kali..”

  1. teper sekret says:

    Nje foto te tille ka bere edhe Er Velia me Endri Fugen mbi shpine…

  2. Tur durrsaku says:

    pastaj i hypi ky lart..dhe tha oh cfar pele…

  3. Studenti 1 says:

    Ky duhet te shpallet instruktori i hipizmit, ma me fat ne bote!
    Edhe ajo duhet te shpallet hipistja ma e lumtur ne bote, ku ne vend te kalit, i hipin kryetarit.

  4. durresi says:

    Keto jane video qe nuk duhen publikuar dhe personi qe tenton ti shfaq ne publik duhet hedhur ne gjyq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje