Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Kosovë është ndalur edhe në zyrën e AKR për të takuar kryetarin Behgjet Pacolli.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli shkruan se gjatë takimit me Ramën temë kyçe e diskutimit ishte situata shqetësuese në veri të Kosovës.
“Në vizitën e tij të parë në Kosovë pas formimit të qeverisë së re, pata nderin të pres kryeministrin shqiptar, Z. Edi Ramën me kolegë, me të cilin diskutuam mes tjerash edhe për situatën në veri të Kosovës. Vizita e Kryeministrit shqiptar, në këte moment delikatë është shume e nevojshme dhe Kosova duhët të shtrytëzoj këte për forcimin e lidhëshmerisë, në çdo aspekt me Shqipërinë. E falënderova për vizitën dhe mbështetjen e tij për vendin tonë.
Biseduam për nevojën e madhe të funkcionalizimit të të gjithë mekanizmave paqësor në mënyrë që të çtensionohët situata në veri dhe t’i hapet rrugë dialogut. Mesazhi i sotëm i Kryeministrit Rama ishte i qartë se Shqipëria fuqishëm qëndron në krah të Kosovës, në secilen variante që garanton zgjidhje të problemit duke mos rrezikuar jetrat e qytetarëve, qe garanon levizjen e lirë dhe ruan integritetin teritorial të vendit”, shkruan Pacolli.