KFOR-i: Kemi rritur patrullimin në gjithë Kosovën

27 Shtator 2021, 13:49Rajoni TEMA
KFOR-i: Kemi rritur patrullimin në gjithë Kosovën

KFOR-i është duke e monitoruar nga afër situatën në të gjithë Kosovën duke e zbatuar mandatin e tij, thotë në një deklaratë Misionit Paqeruajtës, pjesëtarë të së cilit janë parë sot në zonën neutrale mes kufirit Kosovë-Serbi, dhe po ashtu në zonën ku gjenden Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

KFOR-i thotë se ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në gjithë Kosovën, përfshirë edhe veriun.

“KFOR-i po e monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të mbrojtur dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i e ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore”, thuhet në deklaratë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje