Tensionet në Veri, Rama nga Prishtina: E drejta është me Kosovën dhe pikë! Serbia bën manovra teatrale luftarake, po nxit nacionalizmin vandal

27 Shtator 2021, 10:52Rajoni TEMA
Tensionet në Veri, Rama nga Prishtina: E drejta është me

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mbështet Kosovën në tensionet e fundit me Serbinë. Rama u shpreh se Kosova ka të drejtë dhe se reciprociteti i targave është normë elementare, teksa shtoi se Serbia po bën manovra luftarake në kufi ndërkohë që duhet të njohë Kosovën përfundimisht.

‘’Përshëndetje të gjithëve, i nderuar z.kryeministër Albin, më vjen fort mirë të vizitoj Prishtinën menjëherë pas përfundimit të sesionit të 76-të të Asamblesë së OKB.Çështja e njohjes përfundimtare të Kosovës ishte një përparësite e vizitës në Nju Jork dhe mbetet e tillë.

Po ashtu një përparësitë e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB do të jetë pikërisht nxitja e njohjes nga të gjithë e realitetit të pakthyeshëm të Kosovës.

Nuk ka diskutim që në radhë të parë dhe mbi të gjitha është Serbia që duhet të njohë Kosovën, është për të ardhur keq që në vend të përparimit konkret të dialogut drejt njohjes reciproke, sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale luftarake të Serbisë.

Ato manovra nuk mbrojnë qytetarët serbë në very të Kosovës, sikundër pretendohet nga udhëheqja e Beogradit dhe nga disa fantazma të ushtrisë së mundur 20 vite më parë, sikur kanë dalë nga varri me pretendimin se po mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serbë në Kosovë.

Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pakërcënuar, madje fjala vjen ju paguhen dhe faturat e energjisë elektrike nga qeveria këtu si askujt askund në botë.

Fatkeqësisht ato manovra sjellin në skenë hijen e së shkuarës, nxisin nacionalizmin vandal të institucioneve publike. Qytetarët serbë nuk janë viktima të represioni, por janë pengje të staniacionit në dialog.

Aplikimi i reciprocitetit të targave është normë elementare, por dhe marrëveshje e arritur me kohë mes dy qeverive respective.

Dua ta them këtu sot, qëndrimin e Shqipërisë të cilin e gjykoj të qartë e të drejtë, qysh nga çasti i parë që u shfaq, e drejta këtu është më Kosovën dhe pikë’’- tha Rama.

9 komente në “Tensionet në Veri, Rama nga Prishtina: E drejta është me Kosovën dhe pikë! Serbia bën manovra teatrale luftarake, po nxit nacionalizmin vandal”

  1. God-less Commies says:

    …sa diplomat e kemi njonin….kot nuk a Kre Boteror…Flet per teater, nuk e ze gjumi qe nuk ka teater edhe ne Shqiperi, lol…
    =
    Vuqiq , ja fal… e njeh me mire se shqiptaret Kreun Boteror

  2. Illyrian says:

    Tani thoni çfarë të doni për Ramën por ai e tregon me vepra dhe jo me fjalë si duhet të jesh patriot …

  3. Komunisti i papenduar says:

    Shqiperia duhet te shpjere ne kufi ushtrin e vet.Duhet te ndihmoje Kosoven me arme dhe me trupa.Keto te behen hapur , te kuptoj Serbia qe Kosova nuk eshte vetem.

    1. Ushtaraku says:

      Po ku i kemi keto arme dhe trupa qe ti dergojme ne kufi. Ne 1999 ishte ndryshe puna. Atehere me te vertete i gjithe armatimi ishte i vjeter, por kishim tanke qe punonin dhe godisnin me predha ne objektiv saktesisht sepse kishim tankiste te mire trajnuar. Kishim artileri fushore dhe malore dhe artiliere shume te zote dhe te sakte sa ta conin predhen ne objektiv. Kishim avione luftarake te kaluar ne kohe por ta leshonin nje predhe, Kishim automatike, mitraloze kembesorie, kompanie, kunderajrore etj. Kishim dhe autoblinda. Po tani cfare kemi? Femra me shumice qe me se shumti jane me leje shtatzanie. Sa per armatim ate e mori Deliorgji me shoket e tij ministra e deputete ne hije dhe i kthyen ne supervila luksoze dhe pallate sa ne periferi te Tiranes, ne Lales, bregdetin e jugur dhe jashte shtetit. Popullit fukara i lane modernizimin e Tiranes me pallate betoni shumekateshe dhe smokun e trafikut te makinave Euro 3 me nafte solat te KASTRATIT.

  4. Vuco Pasha dhe fansi i tij Ram jevgu says:

    Deklarimet publike jane formale sa per te thene .
    Reale eshte mbajtja e Rames tok me Zajev aty poshte tavolines se Minishengenit Ballkanik .

    1. kur flet edhe ti mer klysh kurve Serbie per fansa e jevge
      qe ke dal nga ai pidh jevge ne shpelle nga incestet e vicidolit .

  5. Kalec Dega says:

    Teatri i Rames, dihet si ishte fundi, lol

  6. Goni says:

    Ca merreni me budallizma!
    Do kalojn dhe ca dite dhe do mbyllet muhabeti.
    NATO nuk leviz keshtu Serbi nuk futet

  7. Kuq e zi says:

    E drejta eshte me kosoven dhe pike.
    Shume poshte dhe dobet kritaka ndaj vucicit madje nuk duket ad kritike
    Sikur vucic ka sjelle ushtrine sepse eshte ceshtje drejsie
    Te te rroje “bota serbe” ose e perkthyer shqip open ballkan z.km por ne jemi ne prag agresioni ushtarak dhe ti po na tregon se me ke eshte e drejta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje