COVID në Kosovë: Regjistrohen 77 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

26 Shtator 2021, 15:19Rajoni TEMA

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 5 viktima si pasojë e COVID-19 dhe 77 raste të infektuar.

Sot janë shëruar 696 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152 mijë e 758.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.481 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.274.156 doza të vaksinës.

Deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në total numri i rasteve aktive është 4.176.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje