Avdullah Hoti: Veprimet në veri duhet të koordinohen me partnerët ndërkombëtarë

26 Shtator 2021, 12:35Rajoni TEMA

Ish-kryeministri i Kosovës njëkohësisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar për bllokadën në veri, pas vendosjes së reciprotitetit me targat e automjeteve.

Hoti shprehet se gjendja në veri kërkon veprime të matura dhe të koordinuara plotësisht me partnerët ndërkombëtarë.

“Gjendja në veri kërkon veprime shtetërore që janë (i) të matura e të menduara deri në fund, (i) të koordinuara plotësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe (iii) konsistete. Çdo qasje tjetër është e dëmshme.

Kosova është sovrane në vendimet e saj. Por, sovraniteti duhet ushtruar në koordinim me familjen e shteteve euro-atlantike ku synojmë të integrohemi, pasi janë këto shtete që na qëndrojnë në krah dhe na garantojnë ushtrimin e sovranitetit nga vetë ne”, shkruan Hoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje