Tensionet në kufi, Policia e Kosovës kalon me automjete të blinduara nëpër Zubin Potok

26 Shtator 2021, 11:43Rajoni TEMA

Në ditën e shtatë të vendosjes së masës së reciprocitetit për targat me Serbinë, në veri të Kosovës situata vijon të jetë e tensionuar.

Më serioze situata duket në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, ku janë shënuar dhe disa incidente.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka kaluar me automjete në qytetin e Zubin Potokut duke shkuar rrugës për në Bërnjak.

Zubin Potoku është një zonë me shumicë serbe dhe shpesh aty ka pasur shumë incidente.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka ftuar në takim liderët e partive politike për të diskutuar për situatën në veriun e vendit.

2 komente në “Tensionet në kufi, Policia e Kosovës kalon me automjete të blinduara nëpër Zubin Potok”

  1. Virusi says:

    As targat dhe as dhuna ndaj dy qytetarve nuk justifikon levizjen e tankeve serb ne kufi. Kosova po operon me polici, veprim normal per ruajtjen e rendit. Serbet do ikin me bisht ne shale. Bota po kupton se sjellja serbe nuk ka ndryshuar, se duan lufte jo per dialog e paqe.

  2. Komunisti i papenduar says:

    Ju lumte pushka .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje