Tensionet në veri të Kosovës, Haradinaj: Provokimet janë të projektuara në Beograd e Moskë

25 Shtator 2021, 18:02Rajoni TEMA

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e quajti situatën e krijuar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, si një provokim të kësaj të fundit, në bashkëpunim me Rusinë.

“Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme. E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit.

Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj. Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!”, tha Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Prej gati një jave, makinave me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë u hiqen targat dhe u vendosen targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, një masë reciprociteti e paralajmëruar nga qeveria Kurti, për shkak se edhe Serbia bën të njëjtën gjë me makinat me targa të Kosovës që duan të futen në Serbi.

3 komente në “Tensionet në veri të Kosovës, Haradinaj: Provokimet janë të projektuara në Beograd e Moskë”

  1. GazMir says:

    Miliardat e eurove që i dhatë Serbis këta 20 vitet e fundit, do ju a kthen me plumba.

  2. Xaku says:

    Po ju filluat ti shisni pordhë BE dhe Amerikës tani kërkoni ndihmë, more jeni në vete apo jo, me kë bëni shaka. U është thënë ndiqni këshillat e miqve mos shisni pordhë se do dhisni veten..

  3. nord.al says:

    Fiks ashtu eshte Xaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje