VIDEO/ Serbia nuk ndryshon: Tanket nisen drejt Kosovës, televizionet ndërpresin programacionin

25 Shtator 2021, 14:26Rajoni TEMA

Serbia vijon të tensionojë situatën në veri të Kosovës duke kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me luftë.

Regjimi i Vuçiçit ka dërguar gjatë 48 orëve të fundit avionë dhe helikopterë për të patrulluar pranë pikës kalimit kufitar të Jarinjës në veri të Kosovës si një formë kërcënimi ndaj kësaj të fundit, raporton abcnews.al.

Duke mos u mjaftuar me kaq, Serbia ka dërguar në zonë edhe disa njësi tankesh, ndërsa mediat serbe kanë nisur propagandën kundër shqiptarëve, një praktikë e ngjashme kjo edhe gjatë periudhës kur Millosheviçi masakronte shqiptarët në 1999.

Portal ekstremist “Alo.rs” ka publikuar video të tankeve që shkojnë në Jarinjë. Madje, disa prej televizioneve kanë ndërprerë programacionin duke transmetuar këto imazhe që të kujtojnë Ballkanin e viteve ’90. Duket se asgjë nuk ka ndryshuar mes serbëve.

NATO ka bërë thirrje për qetësi nga të dyja palët, ndërsa e vetmja gjë që kërkon Kosova është reciprociteti për regjimin e targave me Serbinë.

15 komente në “VIDEO/ Serbia nuk ndryshon: Tanket nisen drejt Kosovës, televizionet ndërpresin programacionin”

  1. Trimi maleve kurti says:

    HAAAA KOSOVA KA KURTIN DHE 100 ISHTARE KU PYETE TRIMI MALEVE KURTI PER SERBINE .

    1. Lymi says:

      100 dalin e teprojne
      Pa merak

    2. k says:

      Le te shkoi Kurti me metën dhe berishen ti mundi Serbet,mos bëji llak-llak kunder USA neper TV.

  2. Fatosi-kosove says:

    Une dyshoi se ka nje marreveshje mes osmankes si presednike dhe vuqiqit qe kinse situata po tensionohet dhe vuqiqi ta urdheron futjen e ushtrise serbe qe dihet se si qellim ka aneksimin e veriut si rusia krimene dhe pastaj Europa te thot tash pushoni dhe pajtoni skeni zgjidhje tjeter.

  3. Para kosovo erdhi dita says:

    Nuk ju besohet po kosovaret kane kohe qe i presin vellezerit Serbe te vijne do ti presin me lule me kenge sic kane pritur Tito bashkim vllazerim nderzim .

    1. Klienti i vjeter i Svetllanes says:

      O Oksana po lene ate punen te “baza humanitare” ruse ne Nish mi shpirt…ec ktu te Bonita te bon lala me apartament ne Sarande mrena vitit si Svetllanen te betohem
      Pastaj rakia raki…respekti respekt

  4. Skrapari says:

    Ja ky ështé “ballkani i hapur” !.

  5. Kryeminstri Kurti nuk duhet të sprapset,duhet të vazhdoj të e zbatoj reciprocitetin për targat dhe jo vetëm kaq por nëse çetniku Vuqiq vazhdon me krekosje të tanksave dhe aeroplanëve ushtarak të vendoset reciprocitet i tërësishëm e posaqërisht ai ekonomik.Duhet të i tregohet çetnikut Vuqiq dhe Serbisë fashiste se Kosova është shtet sovran dhe nuk lejon kapërdisjen e politikës kriminale serbe në territor të sajë.Terroristët që e kanë djegur qendrën e regjistrimit duhet të gjinden dhe të dënohen siq dënohen terroristët.Demonstrimi i forcës nga Vuqiqi është një blof për të têrhequr vëmendjen dhe asgjë tjetër.Këta krekosen kur e dijnë që nuk i gjen gjë se kur e dijnë që goditen keq ikin si lepuj,e dijmë rastin e Kroacisë se si kanë ikur për tre ditë me gjithë ata miga e tankse.Asnjë tërheqje, kanë shkuar 22 vite dhe këta nuk duan të ja dijnë nëse i lut dhe shkojn edhe 220 tjera dhe nuk binden.Shteti i Kosovës duhet të vendos rend dhe ligj,kjo nuk mundë të ketë alternativë.

  6. Klienti i vjeter i Svetllanes says:

    O Timonier po si kshu?!?
    Po ja ke thene Sandrit ate punen e Ballkanit te Shqyer apo ke qene i zene me rindertimin edhe ke harruar?!?
    Une them mos dil te henen andej nga Kosova…se mos sulmon Sandri i vogel dhe ty ne ste kemi per lufte derman
    Ti na duhesh per rivaksinimin ketu bashke me Tigrin

  7. Me thene te verteten: says:

    Mjaftojne 10-te drone turk per ti bere hatane ushtrise serbe.

  8. Genti says:

    Eshte thjesht demostrim force dhe tatim pulsi nga ana e Beogradit pasi e dine shume mire se nje perplasje me Prishtinen d.m.th konflikt me NATO-n dhe per pasoje do rrezikonte nje perfshirje te Rusise se putinit dhe nje pershkallezim te rrezikshen drejt nje konflikti me te gjere. Beogradi eshte gati ti vere flaken botes per humbjen e Kosoves. Ashtu sic u bene shkak i luftes se pare nuk eshte cudi te jene fitili i se tretes asaj me shkatrrimtares. Nacionalifashist serb i jane errus syte dhe kerkon medoemos rikthimin e “djepit ” te Serbise nen diktatin e saj. Por kjo eshte jo vetem ender por edhe makthi i tyre. Nuk ka kthim pas. Kosova eshte shtet i pavarur dhe duhet te punoje for qe te forcoje mbrojtjen e saj du krijuar Ushtrinee vete te armatosur mire ne menyre qe te garantoje sovranitetin e saj shteteror dhe kufijte terroriale. Gjithe diaspora duhet te kontriboje dhe nuk duhet qe vendi te mbetet vetem nen ombrrellen e NATO-s por duhet te krijoje mbrojtjen e vet urgjentisht. Koha nuk pret. Serbia nuk ka ndryshuar. Vetem sa ka hedhur siper kraheve lekuren e deles nderkohe qe ka mbetur egersira qe pergjaku pa meshire Ballkanin.

  9. GazMir says:

    Do e vizitojm Kosovën nëpermjet Kryeministrit ditën e hënë, në një ditë të shënuar për provincën belge të Wallonie-s. 27 shtatori fest e tyre

  10. Zaho says:

    Serbia shtet i lodhur

  11. Olsi says:

    Serbia eshte e mbaruar, ky eshte vetem nje show, qe po behet. Muzhiket jane te forte vetem me gra dhe femije.

  12. Nje shqiptar nga Jugu i vendit says:

    Keta te hane mune , sepse e dine mire qe perballe kane KFOR – in , jo vetem nje grusht te Ushtrise se Kosoves !
    Pse nuk e bene nje gje te tille perpara vendimit te A.Kurtit per reciprocitet ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje