VIDEO: Një helikopter i dyshimtë fluturon mbi veriun e Kosovës

26 Shtator 2021, 13:09Rajoni TEMA
VIDEO: Një helikopter i dyshimtë fluturon mbi veriun e Kosovës

Një helikopter ka fluturuar disa herë të dielën mbi pikën kufitare në Jarinjë.

Mediat në Kosovë raportojnë se helikopteri nuk kishte ndonjë mbishkrim dhe as policia nuk kanë arritur ta identifikojë se kujt i përket.

Kujtojmë se masa e reciprocitetit për targat ka hyrë në ditën e shtatë dhe në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, po përcillet me protesta nga ana e qytetarëve serbë.

Megjithatë, pas incidenteve në Zubin Potok dhe Zveçan, situata në veri sot raportohet të jetë e qetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje