Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, ka parë nga afër bazën ushtarake të Serbisë në Rashkë, me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviç dhe shefin e Shtatit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka urdhëruar ngritjen e gatishmërisë ushtarake për një pjesë të njësive të Ushtrisë së Serbisë.
Situata në veri është tensionuar, ku janë bllokuar rrugët në Jarinjë e Bërnjak, pas vendosjes së masës së reciprocitetit të targave ndaj Serbisë.
Veç ambasadorit rus në bazën ushatarake në Rashkë ishte edhe i dërguari i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Alexander Zinchenko.
Stefanoviç thase një pjesë e ushtrisë është në gatishmëri të shtuar luftarake si dhe shtoi se Kosova duhet të tërheq forcat policore nga Jarinjë e Bërnjaku, për të biseduar.
“Para kësaj, nuk është e mundur të bisedohet, me ata që nuk respektojnë asnjë marrëveshje dhe shkaktojnë destabilizim e trazira, me qëllim të dëbimit të serbëve nga veriu”, tha Stefanoviç.
“Ne nuk po sjellim tension, e as nuk do të na thotë ndokush se ku do t’i përdorim forcat, ushtrinë dhe policinë tonë në pjesën qendrore të Serbisë, ky është vendim sovran i Serbisë”.
Ne Shqiperi Ruset kishin per ambasador nje KARpushin, ne Serbi paskan nje KARcenko. Nga keta vetem nje gje pritet ti ndodhe dialogut. Rusia po vjen rrotull neper Ballkan si tregtaret ne Greqi qe mbledhin rraqe te perdorura me altoparlant. Shkoni mor te mjere mbushini barkun popullit Rus me buke sepse nje thenie latine thote perpara mbushet barku, pastaj filozofohet. Mjerim keni mbjelle kudo qe keni shkelur.