Takimi me Ramën, Kurti: Të rrisim bashkëpunimin për shqiptarët, mbledhim qeveritë në nëntor

27 Shtator 2021, 10:46Rajoni TEMA
Takimi me Ramën, Kurti: Të rrisim bashkëpunimin për

Ka përfunduar mbledhja e dy kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, në Prishtinë

Pas mbledhjes, Rama dhe Kurti kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media. Kryeministri i Kosovës deklaroi se duhet të rritet bashkëpunimi për të mirën e shqiptarëve.

“Mandatet e të dy qeverive tona i kemi marrë në një kohë plot sfida. Përballja me pandeminë, me variantin eksploziv Delta, rimëkëmbja ekonomike, janë disa prej sfidave tona, për tejkalimin e të cilave do të angazhohemi së bashku. Ne i gëzohemi tej mase zhvillimit në Shqipëri.

Për realizimin e këtyre sfidave, qeveria dhe unë mbetemi në gatishmëri të plotë. Dy qeveritë tona kanë mundësi e potencial për të realizuar projektet, që priten prej kohësh nga qytetarët e të dy vendeve. Ne duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë barazi mes dy vendeve. Ndërlidhja e dy vendeve për heqjen e barrierave, që shkaktojnë pengesa, është e domosdoshme për qytetarët dhe ekonomitë tona.

Biseduam për të gjitha fushat e qeverisjes sonë të mirë dhe në veçanti u zotuam që e shohim si tejet të rëndësishëm koordinimit dhe sinkronizimin gjithandej.

Në takimin e sotëm biseduam edhe për avancimin e zbatimit të marrëveshjeve mes dy qeverive tona. Janë mbajtur deri më tani 16 takime, ku janë nënshkruar qindra marrëveshje. U vendos të nisin përgatitjet në dy kabinetet tona, me qëllim që mbledhja e ardhshme të jetë në mesin e muajit nëntor”, tha kryeministri Kurti.

1 komente në “Takimi me Ramën, Kurti: Të rrisim bashkëpunimin për shqiptarët, mbledhim qeveritë në nëntor”

  1. God-less Commies says:

    ?….

    =
    lol
    =
    Kosovaret duhet te ndajne mendjen, shqiptare apo kosevare….?
    si puna e ‘pellazgeve’ te Shqiperise, shqiptare apo muslimon(turk/arab)?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje