Autoritetet shëndetësore në Kosovë konfirmuan 3 viktima nga koronavirus, ndërsa janë shënuar 23 raste të reja, nga 1.4442 testime.
Bëhet e ditur gjithashtu se në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349. Në total numri i rasteve aktive është 3.605.