Rexhep Qosja thirrje Ramës dhe Kurtit: Qeveritë të takohen më shpesh, vetëm shqiptarët janë të copëtuar në 5 shtete

27 Shtator 2021, 14:48Rajoni TEMA
Rexhep Qosja thirrje Ramës dhe Kurtit: Qeveritë të takohen

Akademiku Rexhep Qosja në ceremoninë e vlerësimit të tij nga kryeministri Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, i kërkoi Ramës dhe Albin Kurtit që ata vetë dhe qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës të takohen më shpesh për të pasur një ideal të përbashkët.

Ai vlerësoi Ramën dhe Kurtin si dy politikanë intelektualë që duhet të prijnë qeveritë e tyre drejt zhvillimit politik dhe kombëtar të popullit shqiptar.

“E ndjej veten mirë, shumë mirë që kryeministri Edi Rama më dekoroi me Yllin e Mirënjohjes Publike. Kryeministri Edi Rama është njëri prej politikanëve më të suksesshëm të Shqipërisë në 30 vitet e fundit të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri. Ai ka sjellë risi, fryte, zhvillime të reja në jetën politike shqiptare. Edi Rama është edhe intelektual krijues. Ai është piktor dhe është edhe shkrimtar. Ai shkruan romane, trajtesa, ese dhe trajta të ndryshme letrare.

Ky nderim m’u bë sot në Prishtinë. Ku nderim i veçantë me këtë simbol të jetës dhe historisë sonë m’u bë pas takimit mes dy delegacioneve mes Shqipërisë dhe Kosovës, Si Edi Rama, edhe Albin Kurti është politikan dhe intelektual krijues. Atë e shquan një cilësi e veçantë. Duhet ta dëgjojmë kur flet, deklaratat bisedat, intervistat për të parë se Albin Kurti ka një kujtesë me fjalë të huaja dhe memorie të jashtëzakonshme ku janë mbledhur të dhëna sa në një bibliotekë mbi historitë e Europës, popujve të tjera. Prej të dhënave të tij edhe mund të mësohet.

Rama dhe Kurti janë dy politikanë intelektualë. Kjo u pa edhe në zgjedhjet e fundit në të cilat pjesa më e madhe e popullit u dha votën dhe besimin. Nuk mund të mos themi që kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti janë edhe të kritikuar. Të kritikuar me arsye dhe pa arsye. Mund t’i dëgjojmë kritikat që janë të padëshmuara. Kritikat janë të nevojshme në jetën politike shoqërore. Sjellin nxitje për punë të reja.

Fjala intelektual i obligon ata që merren me politikë, se në atë mënyrë po merren me jetën dhe të gjithë atë që kanë të bëjnë me të ardhmen e popullit. Unë kam shkruar shumë dhe më tepër se duhet, Në shkrimet e mia, kurrë nuk i kam ndarë apo veçuar njërën prej tjetrës, Shqipërinë dhe Kosovën. I kam parë bashkë, si një tërësi. Të bashkuar, të bashkuara me të kaluarën, në të tashmen dhe i kam dëshiruar të bashkuara edhe në të ardhmen. Kam vërejtur duke lexuar edhe të tjerët, dhe atë ku jemi ne sot na kanë ofruar një shumës historike për ta ndryshuar dhe përmirësuar fatin tonë. Fati jonë ka qenë shumë i rëndë.

Një fat historik tragjik. Vetëm shqiptarët janë copëtuar në 5 shtete. Për këtë arsye kryeministri britanik i asaj kohe ka thënë kur ende kishte shtete që mohonin shqiptarët: Shqiptarët janë komb dhe kemi bërë padrejtësi të madhe., Një ditë do e korrigjojmë. Filluan ta korrigjojnë. Kjo që gjë që kemi për të bërë përpjekje për të ndryshuar dhe për të përmirësuar fatin tonë historik na bën përgjegjës të gjithëve. Takimi i sotëm pa dyshim mua më solli shumë gëzim. I solli gëzim të gjithë shqiptarëve. Është një takim premtues.

O sa bukur.  Sa duket bukur kjo pamje e politikanëve dhe ministrave nga Shqipëria dhe Kosova. Unë i lejoj vetes në moshën në të cilën jam prej 85 viteve i futur në vitin 86, më jep të drejtë morale. T’i ftoj Ramën dhe Kurtin të takohen si sot më shpesh. Të takohen qeveritë e tyre. Të mbajnë mbledhje qeveritë e tyre dhe në këto takime të bëjnë, të njësojnë një ideal të përbashkët që na e ka lënë epoka e rilindjes. E kanë krijuar Shqipërinë dhe shqiptarin me shumë plagë. Të njësojnë idealin dhe qëllimet e tyre politike”, tha Qosja.

2 komente në “Rexhep Qosja thirrje Ramës dhe Kurtit: Qeveritë të takohen më shpesh, vetëm shqiptarët janë të copëtuar në 5 shtete”

  1. Albi says:

    me gjithe respektin per Dr. Qosjen, besoj se ne shqiptaret duhet te ndryshojme sjellje, e te mos vazhdojme te sillemi si viktimat e padrejtesise me te madhe ne bote.
    Hidhini nje sy kurdeve, e pastaj hajde flasim:
    Popullata gjithsej: 35 Milione
    shtete te pavarur: 0
    shtete ku kane nje fare autonomie: 2 (me 10mil kurde gjithsej)
    shtete ku jane qytetare te dores se dyte: 2 (me 25mil kurde gjithsej)

    krahasojeni kete me 6 milione shqiptare, me 2 shtete te pavarura (5mil banore), me nje shtet ku jane shtetformues (750 mije) e me dy shtete ku mund te quhen te kategorise se dyte (250 mije max!)

    na kane bere ca na kane bere, sot jemi ne gjendjen me te mire qe kemi qene ndonjehere, prandaj duhet ti leme pordhet dhe ankesat, se tani e tutje nuk na ka me faj asnjeri per asnje gje. boll u viktimizuat, po thoni 700 here shyqyr qe kemi rene ne nje zone ku i behet vone dikujt per stabilititet, se po te ishim ne vend te kurdeve ose ne ndonje vend tjeter te harruar nga zoti, do ishim asimiluar me kohe.
    boll beme si popull pjeshke!

  2. Piro says:

    Nje burre i mencur dhe mendimtari me i madh i kombit sot eshte nje personalitet qe duhet degjuar me vemendje. Te dy kryeministrat kane c’mesojne nga jeta dhe vepra e tij. Thirrja e tij per bashkepunim midis dy kryeministrave eshte thirrje per bashkim kombetar qe eshte detyra me e larte e udheheqesve shqiptare ne kete moment kritik te historise se Shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje