Tensionet në veri, Rusia: Kosova kërkon të kontrollojë gjithë territorin e saj

28 Shtator 2021, 20:10Rajoni TEMA

Rusia reagon për herë të parë për tensionet në veri të Kosovës, që shpërthyen pas vendosjes së reciprocitetit për targat.

Natyrisht mesazhi ishte në mbështetje të Serbisë, megjithatë nuk kanë munguar as kritikat për Bashkimin Europian. Ministria e Jashtme ruse thekson me anë të një deklarate zyrtare se situata po përkeqësohet dhe shton se “Kosova dëshiron ta shtrijë kontrollin në të gjithë territorin e saj, përmes aparatit shtypës të shtetit”.

“Është e qartë se ngjarjet po zhvillohen sipas skenarit, nga keq në më keq”, u shpreh zëdhënësja, Maria Zakharova.

Ajo kritikoi BE-në duke nënvizuar se nuk po qorton sa duhet Prishtinën, teksa shtoi se KFOR-i dhe EULEX-i duhet të garantojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve. Sipas zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse, diçka e tillë arrihet përmes formimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

2 komente në “Tensionet në veri, Rusia: Kosova kërkon të kontrollojë gjithë territorin e saj”

  1. Skeleti says:

    Djalli vjen per te veten, eshte nje shprehje nga bota e te vdekurve.
    Keshtu eshte dhe historia e fundit e Serbise me Kosoven.
    Fatkeqesia eshte se Albin mavria dhe Sali vampiri, kane menduar se jane me te forte se djalli.
    Sulmuan Thacin, kur diskutonte per ti dhene te veten dhe te merrte tonen.
    Djalli sot kerkon me shume. Thaci eshte ne burg dhe Kosoven nuk ka kush ta mbroje. Duhen njerez me zemer te madhe dhe largpames, jo shejtane qe per interesat e veta hiqen sikur do mundin djallin.
    Shkembimi i territoreve apo popullsise do ishte dhe paqja me djallin. Saliu dhe Kurti nuk duan paqe. Po i lene Shqiptareve armikun tek dera dhe vet jane gati te ikin. Saliu planifikon te iki nga kjo bote dhe Kurti do shkoje ne Hollande.
    Te dy nuk bene paqe me djallin, sepse kane bere seks me te…Shejtanet dhe djalli qeshin hihihi me ne se e dine se kjo ishte thjeshte loja qe ata te vazhdoje te jene zotat ketej dhe matane kesaj bote…Te mjeret ata qe nuk shikojne se cbehet ne kete bote, por degjojne se cthote Sali dhe Kurt shejtani.

  2. Illyrian says:

    Në qoftë se do të kontrollojë territorin vet ku qëndron e keqja … mos vallë Russia nuk do të kontrollojë të tërë territorin e vet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje