Presidentja e KE përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi: Zhvillim pozitiv pas takimeve të mia me Kurtin e Vuçiç

30 Shtator 2021, 14:05Rajoni TEMA
Presidentja e KE përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi:

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për targat mes Kosovës dhe Serbisë, këtë të enjte në Bruksel.

Përmes një postimi në “Twitter”, presidentja e KE shkruan se është një zhvillim pozitiv pas takimeve të saj me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti.

“Unë mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Serbisë dhe Kosovës. Ky është një zhvillim shumë pozitiv pas takimeve të mia me Presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti. Është mirë për të gjithë rajonin.Dialogu tani duhet të vazhdojë”, shkruan presidentja e KE.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje