Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që menjëherë ta publikojë tekstin integral të marrëveshjes për targat, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se “nëse është e vërtetë se qeveria ka pranuar ta trajtojë ndryshe veriun nga pjesa tjetër e Kosovës, kjo për ne është krejtësisht e papranueshme dhe e dënueshme. Karakteri unitar i shtetit nuk mund të preket”.
Postimi i plotë:
Kërkojmë nga qeveria e Kosovës që menjëherë ta publikojë tekstin integral të marrëveshjes për targat.
Nëse është e vërtetë se qeveria ka pranuar ta trajtojë ndryshe veriun nga pjesa tjetër e Kosovës, kjo për ne është krejtësisht e papranueshme dhe e dënueshme. Karakteri unitar i shtetit nuk mund të preket.
Poashtu, jemi të indinjuar me barazimin që i është bërë policisë speciale të Kosovës me grupet kriminale që kanë bllokuar rrugët në veri. Njëjtësimi i tërheqjes së grupeve kriminale me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës është ofendim dhe goditje per sovranitetin e Kosovës!
Poshtu, pajtimi që KFOR të marrë nën kontrollë ruajtjen e rendit në veri, kur kjo është kompetencë ekskluzive e organeve shtetërore të rendit e kur misioni i KFOR është ushtarak, është kthim prapa dhe koncesion ndaj Serbisë e me pasoja të rënda për Kosovën.
Kryeministri e ka për detyrë të sqarojë popullin për çdo detaj të kësaj marrëveshjeje dhe urgjentisht të raportojë në Kuvendin e Kosovës.
Askush nuk ka mandat të nënshkruaj kurrëfarë marrëveshjeje që mund të jetë në kundërshtim me sovranitetin e vendit!
Ka mesuar analfabeti “unitar”, mos durofsh jarebi.
RAMUSHI KA TE DREJTE NE CDO FJALE TE TIJ
Reciprociteti duhet te aplikohet ndersjelltazi në menyre te barabarte ndryshe kthehet ne vasalitet.
Strateg I madh eshte ai qe llogarit mire rezultatin e fundit te luftes para se ta filloje
ate.
@Alban:
Si gjithmone ke te drejte per sa thua, por je keqekuptuar.
Ketu nuk behet fjale per nje strateg te madh(apo te vogel). Ketu eshte fjala per nje spiun te rrezikshem….
E ka fajin Rama prape….. U mbytshi ne shurren tuaj.