Albin Kurti tërhiqet përfundimisht nga projekti për gazsjellësin amerikan

30 Shtator 2021, 22:10Rajoni TEMA

Të enjten ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, tha se qeveria nuk do të çojë përpara projektin për lidhjen me një gazsjellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut, një projekt i propozuar nga Korporata amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).

Në një konferencë të shkurtër me gazetarë, ajo tha se Kosova ka nevojë për më shumë informata për të qenë më e sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin energjetik, ndërsa MCC-ja ka afate të përcaktuara kohore për zhvillim dhe nënshkrim të programit të saj.

“Në këtë situatë, përballë afateve kohore që ka MCC-ja, ne kemi vendosur të ecim tutje dhe ta shfrytëzojmë investimin e alokuar për programin e Kompaktit për investime me risk më të ulët, por që gjithashtu ndihmojnë Kosovën në cakun drejt dekaorbonizimit të sektorit të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekonomik dhe zhvillim të sektorit privat”, tha ministrja Rizvanolli.

Qeveria ka diskutuar për disa muaj me radhë me përfaqësuesit e MCC-së për këtë çështje.

Ditë më parë, një zëdhënës i ambasadës amerikane i tha Zërit të Amerikës, “se një faktor thelbësor që pengon rritjen e fuqishme ekonomike të Kosovës është infrastruktura e papërshtatshme, veçanërisht infrastruktura energjetike” dhe se “qeveria amerikane po punon me qeverinë e Kosovës për zhvillimin e projekteve të propozuara, që Bordi i Drejtorëve të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit do të merrte parasysh një program të mundshëm në vitin 2022”.

Sipas zëdhënësit, projektet e tilla të mundshme do të përqendroheshin në disa koncepte që janë në dobi të Kosovës.

“Ky projekt nuk lidhet me gazin natyror të lëngshëm apo ndonjë burim tjetër gazi amerikan. Kjo do t’i jepte Kosovës mundësinë për të përdorur gazin si lëndë djegëse kalimtare derisa të ketë qasje në hidrogjen”, thuhej në përgjigjen e zëdhënësit të ambasadës amerikane në Prishtinë.

MCC-ja kishte përcaktuar një shumë prej afro 200 milionë dollarësh për të ndihmuar ndërtimin e infrastrukturës, ndërsa, pjesa më e madhe e inancimit, tha zëdhënësi “do të bëhej nga fondet e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”.

Opozita në Kosovë i bëri thirrje qeverisë në disa raste që të shfrytëzojë projektin amerikan.

Të enjten, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili i kishte bërë thirrje kryeministrit Kurti të mbështesë projektin për lidhjen me gazsjellësin, e kritikoi rreptë atë për qëndrimin ndaj projektit.

“Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

7 komente në “Albin Kurti tërhiqet përfundimisht nga projekti për gazsjellësin amerikan”

  1. Dauti says:

    Hajde kosovar, gezuar ramazonin! Votojeni prape sharlatanin prorus AL-bin kurven.

  2. Moisi Golemi says:

    Doni më për Albinin?

  3. Titi says:

    Qymyrizimi hiqet duke e zevendesuar me gazin, atehere pse Albini refuzon gazsjellsin qe do ndertohet nga USA!?

  4. RRNOFTE AJATOLLAH MULLAH ALBINLADENOVICI BOTOKSI DOSA OSMANOVICI ABDIXHIKOVICI ABAZVICIN SALIBANI ILIRMUTOVICI DHE BASHOVIC ME GERDALLEN DHE RADONIQIN DREJT SERBISE SE MADHE

  5. Visi says:

    Nëse refuzimi (nëse është refuzuar) është bërë për shkak se nuk është ditur çmimi përfundimtar i ndërtimit të gazsjellësit atëherë është vendim i drejtë.
    Kështu mdodhi me autostradat që u ndërtuan nga Bektel-Enka ku çmimi për km shkoi në 15 milion euro/km për dy shirita ,ndërsa Serbia ka lidh kontratë me Bektel-Enka për ndërtimin e autostradës me tre shirita me çmim prej 6.8 milion euro/km.
    Edhe një gjë,gasjellësi do të ndërtohej me të vetmin qëllim që të furnizonte një termocentral me gaz i cili do të ndërtohej
    derisa Kosova fle mbi qymyr e kostja e ndërtimit të të cilit gjithashtu nuk dihet.
    Shqipëria e ka termocentralin me gaz dhe vazhdon të.mos shfrytëzohet për shkak të kostos së lartë të prodhimit të energjisë nga gazi.
    Po të pranohej që energjia elektrike në Kosovë të prodhohej nga gazi ,çmimi i energjisë elektrike do të rritej shumë gjë që do të zvoglonte shanset për të ardhur invetstitorë të huaj.

  6. Shkertihani says:

    Asapak e quditëshme na prishin me shtetin amë – Shqipërinë, SHBA dhe miqtë tanë në botë dhe u lidhen me ruso – serbët dhe miqtë e tyre. Zatën shiqpfolësit janë ata që shkatrrojnë kombin. Sa e sa Perandor Romak, Bizantin, Sulltan turk e dinasti sllavo – serbe; Nimani, Karagjorgjeviqet, Obrenoviqet, Hoxhët, Millosheviqi, Berishoviqi, Rugoviqi, dhe Kurtoviqi, e Osmaniqi ishin dhe janë prisit të ekspeditave të asgjësimit të shqiptarëve. Hajde mjerim hajde mbi gjakun e deshmorëve po na qojnë drejt kasapëve sllavo ortodoks.

  7. X says:

    Nuk i ka dal inati me Grenellin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje