Migjen Basha njofton tërheqjen nga futbolli: Ka ardhur koha për të kthyer faqen

5 Tetor 2021, 12:33Sport TEMA

Migjen Basha ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur. Pas një karriere të suksesshme, mesfushori ka marrë vendimin që t’i thotë “mjaft” futbollit të luajtur.

34-vjeçari nëpërmjet një postimi në profilin e tij, ka njoftuar tërheqjen, teksa thotë se “ka ardhur koha për të kthyer faqen”.

Basha luajti 33 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, teksa ishte pjesë e Shqipërisë edhe në një arritje historike, siç ishte pjesëmarrja në Europianin e Francës në vitin 2016.

Pas një karriere të gjatë, në Zvicër, Itali, Greqi dhe Australi, tashmë Basha ka “varur këpucët në gozhdë”.

Postimi i Migjen Bashës:

Ka ardhur koha për ta kthyer faqen …

Unë arrita të jetoj ëndrrën time të fëmijërisë falë pasionit që më shoqëroi gjatë gjithë këtij udhëtimi që filloi në Zvicër dhe më çoi në Itali, Greqi e Australi. Gjatë rrugës, me shumë dashuri dhe krenari mbrojta edhe ngjyrat e vendit tim..

Dua të falënderoj këtu të gjithë ata njerëz që më mirëpritën me krahë hapur dhe më ndihmuan të ndihem rehat.

Inkurajimi nga familja ime, miqtë, mbështetësit, shokët e skuadrës, anëtarët e stafit dhe madje edhe kundërshtarët! Të gjithë ata disi më dhanë forcën për të luftuar në çdo top.

Faleminderit të gjithëve për atë që më keni dhënë gjatë rrugës..

Është koha për t’i thënë lamtumirë karrierës sime.

2 komente në “Migjen Basha njofton tërheqjen nga futbolli: Ka ardhur koha për të kthyer faqen”

  1. kashi says:

    faleminderit per futbollin tauj te bukur

  2. Shqiptaret qe drejtuan Perandorine Osmane dhe Perandorine Romake says:

    Shume shpejt.

    Futbollistet luajne pa problem der ne moshen 37 e 38 vjec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje