Sfidat me Hungarinë dhe Poloninë, Reja: Një humbje na largon nga ëndrra, 4 pikë do ishin ideale

4 Tetor 2021, 14:02Sport TEMA

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja pasi bëri publike listën e lojtarëve për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, ditën e sotme doli para mediave.

Në fjalët e tij, tekniku i Shqipërisë tha se një humbje do i largonte kuqezinjtë nga ëndrra për të mbyllur eliminatoret e Botërorit në vendin e dytë.

Reja u shpreh se 4 pikë në dy ndeshjet e ardhshme do të ishin mirë. Gjithashtu ai zbuloi se mesfushori Taulant Xhaka, e refuzoi ftesën për t’u grumbulluar me Kombëtaren, ndërsa tha se nuk mendon për mungesat, pasi ka lojtarë të mirë për të zëvendësuar ata që mungojnë.

“Abrashi dhe Laçi janë dy lojtarë të rëndësishëm, të cilët do të mungojnë. Kanë cilësi dhe dinamizëm. Kanë goxha peshë në lojën e skuadrës tonë. Kemi një grup të madh lojtarësh, kemi zgjidhje të tjera. Duhet të modifikojmë përpara dy ndeshjeve të rëndësishme. Kondicioni i duhur fizik, është pjesa më e rëndësishme përpara këtyre 2 sfidave. Flasim për Kombëtaren, lojtarët që do të zbresin në fushë, duhet të japim maksimumin, nuk dua të flas për ata që mungojnë, dua të flas për lojtarët që kam, shpresoj që të bëjmë 2 ndeshje të mira.

Janë 2 ndeshje shumë të forta, për mua është e rëndësishme që Shqipëria po rritet, jemi skuadër kompetitive, një humbje na largon nga ëndrra që kemi, për në play off, është e detyrueshme që të marrim 2 rezultate pozitive në 2 ndeshjet e ardhshme. Janë 2 ndeshjet vendimtare, për të shpresuar deri në fund që të jemi në lojë.

Unë gjithmonë duhet të bëj zgjedhjet e mija, kam marr 2 lojtarë për çdo rol të fushës. Kam 3 lojtarë në qendër. Kam marrë 6 në këtë rast, ka ardhur Dermaku që është rikuperuar, ashtu si edhe Veseli që ka pasur probleme fizike, jam kurioz të shikoj gjendjen dhe të bëj vlerësimet. Nuk kam marrë shumë mbrojtës, janë edhe Lenjani, Trashi, Balliu, Hysaj. Balliu po bën shumë mirë në La Liga, e kam ndjekur, dhe mund të na vlejë shumë në të ardhmen.

Një humbje ndaj Hungarisë do na vështirësonte punë. 4 pikë në dy ndeshjet e radhës do të ishin ideale për mendimin tim.

Është e kotë që të flasësh për Anglinë, është skuadra më e mirë e grupit, e kanë thuajse të sigurt kualifikimin. Duhet të kemi kujdes Poloninë, pasi është rivali jonë. E rëndësishme është që gjithçka e kemi vetë në dorë. Nëse mposhtim Poloninë do të ishte shumë mirë për ne. Jemi në kondicionin e duhur për të arritur këtë objektiv, është e rëndësishme që të jemi në lojë, para se të shkojmë te ndeshja me Anglinë.

Mungesa e Xhakës? Më vjen keq për Xhakën, për cilësitë që ka do na jepte një dorë të mirë. Ai e ka refuzuar ftesën, e kam ftuar disa herë. Është e kotë që të shpresoj për t’i dërguar ftesë më. Më vjen shumë keq, sepse është një lojtar që do na bënte shumë punë, por faktet janë këto.

Pritshmëritë për Nedim Bajramin? Është një nga ato lojtarë që me karakteristikat që ka, është një element që i duhet shumë kësaj skuadre. Ka aftësi të mira teknike, është i vlefshëm në ekip. I duhet pak kohë, për t’u integruar plotësisht me ekipin. E rëndësishme është që kur vjen në kombëtare, në aspektin mendor, të jetë shumë mirë. Shpresoj që në këto ndeshje të jetë më i qetë dhe të na japë një ndihmë të madhe.

Unë kam dy vjet që po punoj, duke marrë lojtarë të rëndësishëm. Kemi alternativa të duhura edhe kur kemi mungesa. Mendoj që kam lojtarë të tjerë për të zëvendësuar Abrashin deh Laçin. Kam Çekiçin, i cili po paraqitet shumë mirë në Turqi. Dikur kam pasur Memushaj në atë rol. Kemi edhe Bajramin, që na ndihmon shumë përpara. Kam Baren dhe Gjasulën që po bëjnë mirë. Kam besim te lojtarët që kam në dispozicion. Nuk dua të qahem për mungesat, por të fokusohemi te grupi që kemi. Mund të them se pas dy viteve, kemi një grup të reduktuar dhe kompakt. Jemi pjekur si ekip dhe mund të luajmë si të barabartë me çdo kundërshtar, Mjafton të kujtojmë ndeshjen me Poloninë, që na u mohua një penallti dhe mund të ishte një rezultat tjetër. Më vjen mirë që tashmë mund të përballemi me çdo kundërshtar dhe të provojmë shanset tona.”, u shpreh Reja.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje