Dy autogolat e Laçit i japin fitoren Tiranës

3 Tetor 2021, 15:56Sport TEMA

Tirana ka fituar me shifrat 2-0 në takimin ndaj Laçit.

Vetë kurbinasit kanë menduar për këtë triumf të bardhebluve me autogolat e tyre.

Pjesa e parë kishte pak raste të rrezikshme, teksa veçohet rasti i humbur nga Ismajlgeci.

Por mbrojtja hermetike e Laçit u thye në pjesën e dytë. Roganovic do të shënonte autogol pas presionit të Xhixhës në minutën e 53, ndërsa Ignjatovic përsëriti të njëjtën gjë në të 73.

Pas kësaj fitore është Tirana që merr kreun e  Superiore dhe Laçi që shkon në vendin e parafundit.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje