U përpoq të ndalonte trukimin e një ndeshjeje, akuzohet për trukim ndeshjesh

2 Tetor 2021, 18:20Sport TEMA

Një futbollist, i cili shënoi dy autogola në përpjekje për të ndaluar atë që ai besonte se ishte një rezultat i paracaktuar, është akuzuar për trukim ndeshjesh dhe prishje të reputacionit të sportit nga Federata.

Ngjarja ka ndodhur në Ganë, në ndeshjen e kategorisë së parë mes Inter Allies dhe Ashanti Gold. Lojtari Hashmin Musah shënoi dy herë në portën e tij pasi u fut si zëvendësues, teksa skuadra po humbiste 5-0, dhe më pas u tha gazetarëve që e bëri këtë pasi dyshonte që palët kishin rënë dakord për ta mbyllur ndeshjen me rezultatin 5-1.

Ai është një nga 18 lojtarët dhe 6 zyrtarët e të dy klubeve që janë akuzuar për trukim ndeshjesh. “Dëgjova në hotelin ku po rrinim se ishte rënë dakord që ndeshja të mbyllej me rezultatin 5-1”, tha Musah. “Vendosa t’ua prish rezultatin sepse nuk e miratoj bastvënien. Pas ndeshjes, skuadra më dënoi për prishjen e bastit që kishin vënë”.

Megjithatë, Musah mund të përjashtohet përgjithmonë nga futbolli për shkak të akuzave që janë ngritur ndaj tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje