UEFA penalizon lojtarin boshnjak që ka tato një kriminel: Nuk mund të luash në ndeshje evropiane

1 Tetor 2021, 13:00Sport TEMA

Futbollisti me prejardhje serbo-boshnjake, Ognjen Vranjes është penalizuar nga UEFA për tatuazhin e tij në dorë.

Lojtari kishte bërë dy vite më parë tatu fytyrën e kriminelit serb, Momcilo Cujic, dhe për këtë ai ishte përjashtuar edhe nga Kombëtarja e Bosnjës.

Aktualisht, Vranjes luan në skuadrën greke AEK dhe tatuazhin që ka bërë kriminelin e Luftës së Dytë Botërore e ka në krahë, ku duket haptazi.

UEFA i ka dërguar një paralajmërim boshnjakut, se me atë tatuazh nuk mund të luaj në garat evropiane.

Krimineli, Cujic me grupet e tij çetnike kishte kryer maskara të mëdha në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë në fund të vitit 1942 dhe në fillim të vitit 1943.

 

2 komente në “UEFA penalizon lojtarin boshnjak që ka tato një kriminel: Nuk mund të luash në ndeshje evropiane”

  1. Neandertali i shpellave bizantine te mesjetes says:

    Rrace e keqe…nje me neogreket ( ose shqiptaret e bastardizuar)

  2. taso kume says:

    Kur qenka zgjuar EUROPA nga gjumi letargjik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje