Rikthehet derbi Dinamo–Partizani, të dy trajnerët vendosin objektiv fitoren

30 Shtator 2021, 15:24Sport TEMA

Ditën e nesërme do të rikthehet të luhet derbi i munguar  në Superiores ai mes Dinamos dhe Partizanit.

Ilir Daja, tashmë trajner i “Demeva” ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes ku nuk hezitoi të fliste me superlativëapër ish-ekipin e tij, por thekson se tani ai është i Partizanit dhe nesër do të tentojë vetëm fitoren.

Mendoj që rikthimi i Dinamos është një vlerë e shtuar, pasi është një nga ekipet me më shumë tituj. Kam dhënë maksimumin kur isha me ta dhe doja çdo fitore, të njëjtën gjë bëj edhe me Partizanin.

Dinamo është një kundërshtar që luan mirë në të dyja fazat e lojës. Janë riformatuar, por janë lojtarë që e njohin kampionatin. Ka pak të huaj, por janë nga ata që kanë luajtur në Superiore. Besoj se duhet të jemi grup, edhe Dinamo luan ë grup, që të minimizojmë gabimet e tre javëve të para. Personalisht kam qenë i kënaqur me atë që ka prodhuar ekipi, pasi është vetëm fillimi. Dinamo e ka nisur mirë, por po aq mirë e kemi nisur edhe ne.

Ne përjetojmë ndeshjet me të njëjtat emocione. Marrëveshja jonë është për objektiva maksimale. Derbi ka një dozë të shtuar emocionale. Tentohet gjithmonë fitorja e derbit, por janë të tria rezultatet”, u shpreh Daja.

Derbi është një ndeshje që krijon nostalgji sidomos për një si Bledi Shkëmbi që në të shkuarën ka qenë futbollist i Partizanit dhe tashmë do i sfidojë të kuqtë si trajner i Dinamos. Pas 1 fitoreje dhe 2 barazimeve në 3 ndeshjet e para, presioni rritet për Dinamon aq më tepër që Shkëmbit i është dashur t’u shpjegojë futbollistëve të huaj që ka në skuadër rëndësinë e kësaj sfide.

“Dinamo është ribërë dhe kemi guxuar, duke luajtur për të fituar. Analizat bëhen pas ndeshjeve, ne e dimë çfarë ndodh. Nuk e bëjnë dot të tjerët më mirë analizën. Kemi marrë dy barazime, por mund të merrnim diçka më shumë. Jemi të kënaqur.

Do mundohemi të fitojmë, pa harruar se luajmë ndaj një ekipi të fortë si Partizani. Janë dy ekipe të denja për ta fituar ndeshjen. Për Dinamon do jetë çdo ndeshje barometër, deri kur të vijë ajo që duam. Jemi në rrugë të mbarë dhe jam i bindur që e ardhmja e Dinamos do të jetë e mire”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje