Champions League: Atalanta mposht Young Boys. Zeniti shkatërron Malmon

29 Shtator 2021, 20:45Sport TEMA

Atalanta ka marrë fitoren e parë në Champions League këtë sezon. Bergamaskët vazhdojnë shkëlqimin në arenën europiane, teksa sot kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Young Boys.

Sportdashësit kanë parë sërish Atalantën e bukur në fushën e lojës, me ekipin italian që dominoi tërësisht kundërshtarin.

Statistikat kanë folur të gjitha për bergamaskët, të cilët lojën argëtuese e kurorëzuan edhe me një gol në minutën e 68 me anë të Pessina-s.

Titullar në këtë përballje ka qenë edhe Berat Gjimshiti, që vërteton me paraqitjen e tij se është një pikë kyçe e Gasperinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje