“Kishte mbi 4000 shqiptarë”, Florian Marku tregon besnikërinë e tifozëve: Ikën sa mbarova unë, nuk interesonin të tjerët

27 Shtator 2021, 14:51Sport TEMA

Florian Marku ishte i ftuar në një intervistë ekskluzive me gazetarin Altin Sulçe në emisionin “Ora Sport” në “RTV Ora”.

Kampioni i ri në IBF International tregon strategjinë e zgjedhur nga ai dhe stafi i tij për duelin me Prodanin, ndërsa më pas ndalet edhe te mbështetësit shqiptar, që kanë qenë rreth 4000 në numër.

“Boksieri tjetër e kishte mbajtur titullin për 3 vite rresht dhe më kishte nënvlerësuar mua.

Në ndeshje kam mbajtur me qetësi. Nuk jam treguar shumë agresiv, pasi mbajta distancën. Plani ynë ka qenë ta mbaj në distancë. Këtë lloj loje kemi zgjedhur.

Në stadium kishte shumë shqiptarë, mbi 4000 veta ishin shqiptarë, dhe i dëgjoja teksa bërtisnin. Ndeshja ka qenë e madhe sepse ka qenë titull im i parë.

Unë kam një ndeshje me 20 nëntor. Do të rri një javë pushim dhe pastaj do të vizitoj edhe familjen time, kur të vi aty. Unë nuk i kam problem mesazhet e politikanëve dhe nuk jam pjesë e ndonjë partie, i mirëpres nga të gjithë.

Unë isha ndeshja e dytë e eventit. Nuk e kemi pritur aq shumë njerëz. Publiku kur mbarova unë ndeshjen u larguan më pas, nuk u interesonte kush ndeshej më vonë. Unë e kam nisur boksin në Greqi, por me kickboks.

Por mua më kanë quajtur gjithmonë si boksieri dhe prandaj kam kaluar lehtë në boks“, ka deklaruar Florian Marku.

4 komente në ““Kishte mbi 4000 shqiptarë”, Florian Marku tregon besnikërinë e tifozëve: Ikën sa mbarova unë, nuk interesonin të tjerët”

  1. JE KOT O FLORI JE THJESHTE NJE LLAFAZANE says:

    LERI PORDHET SE NUK ISHE ASPAK MIRE ….NUK KA NEVOJE POLITIKA PER TY O IDIOTE
    JE BOKSIERE QE NUK BENE DOTE ME SHUME SE 5 RAUNDE NDAJE STERVITU SE NUK KE KONDICIONIN E DUHUR FIZIKE PER 10 RAUNDE SHOKU LLAFAZANE.

    1. tfgs koloi says:

      o injorant qe me shume gjasa je i huaj, ndonje pederast prift grek ne Shqiperi , meso te pakten me mire ta shkruash shqipen e lere Florianin aty ku eshte

  2. Injorante says:

    tfgs koloi
    zoteria ka shkruar pa asnje gabime ortografike ndersa ti je 100 % analfabet nuk di te shkruash as gjuhen e nenes e lere per politiken .

  3. Fagu says:

    Mire thote o shqiptare dhe ne fund e dhjeu fare duke u larguar duhet te luftonte deri ne fund dhe mos harro qe nuk bindi fare fitoi me pike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje