Ambasada e SHBA reagon pas fitores së Florian Markut: Urime kampionit të parë botëror shqiptar

26 Shtator 2021, 10:15Sport TEMA

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka uruar boksierin shqiptar Florian Marku pas triumfit ndaj kundërshtarit ukrainas një natë më parë.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada uron Markun si kampion për peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit.

“Urime Florian Markut, Kampionit Shqiptar për peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit!

Ne në Ambasadën Amerikane dërgojmë urimet më të mira për kampionin e parë botëror shqiptar! Urime kampion”, shkruan ambasada.

 

 

1 komente në “Ambasada e SHBA reagon pas fitores së Florian Markut: Urime kampionit të parë botëror shqiptar”

  1. IB says:

    Urime, ky kampion duhet te futet ne sistemin shkollor, edukatif dhe ushtarak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje