VIDEO: “Mbreti” shqiptar Florian Marku shpallet kampion bote në boks

25 Shtator 2021, 20:09Sport TEMA

Florian Marku ka fituar duelin ndaj ukrainasin Maxim Prodan dhe shpallet kampion i IBF. Një dyluftim që ka zgjatur deri në fund të të gjitha raundeve të planifikuara (10), me goditje dhe kundërgoditje të dyanshme. Sigurisht, me pikë, në fund ka triumfuar “shqiponja” jonë kuqezi, që në disa raste i ka dhënë goditje ballore, të forta dhe direkte kundërshtarit.

Në stadiumin e Tottenham Hotspur të mbushur plot, Marku tregoi se ishte gjatë gjithë kohës mbi kundërshtarin, pa e vënë fitoren asnjëherë në dyshim, edhe pse fitoi me “split decision” dhe jo vendim unanim të jurisë.  Kjo ishte fitorja e 9 për Markun në 10 ndeshje. Shqiptari mbetet ende i pamposhtur duke qenë se nuk ka asnjë humbje.

I nxhetë, me emocionet e kampionit, Marku u shpreh për mediat nga ringu: “Jam shumë i lumtur, kjo është sakrifica që kam bërë gjatë gjithë jetës time. Ky titull shkon për të gjithë shqiptarët që më kanë mbështetur dhe për gruan time, që është shtatzënë”.

AND THE NEW ?

Florian Marku wins the IBF International Welterweight Title ?? pic.twitter.com/tCM2w4Qg8x

— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) September 25, 2021

 

12 komente në “VIDEO: “Mbreti” shqiptar Florian Marku shpallet kampion bote në boks”

  1. GazMir says:

    Dhuna është sport i dëmshëm për të rinjt tanë, ndaj shkurtimisht të flitet për të

    1. ?????????????????? says:

      I lumte urime??????

  2. Baliu says:

    Florian Luan Marku na solli prap lavdi e krenari, i lumte dora dhe mendja.

  3. Anti GazMir says:

    Te lumte Florian Marku, krenaria jone e madhe je, leje ç’thone njerezit per sportin tend, ti ji krenar dhe mbaje koken larte sepse ja dole.

  4. taso kume says:

    Nje bravo te madhe per FLORJANIN dhe per krenarin SHqiptare qe ka.

  5. t says:

    Bravo Floria Marku. Na ben krenar! Faleminderit

  6. Asd says:

    I lumte, por me i qete ne deklarata dhe fjaleve kunder kolegeve te boxit. Kur forca bashkohet me fisnikerine do ta duartrokasin edhe kundershtaret.

  7. Ajet Delaj says:

    Se pari urimet me të mira per kampionin e botes z Marku
    Ky sport eshte sport burrash nga gjithe bota . Thashe burrash e jo burra zonje pasi atyre ju duket dhune
    Tung

  8. Ardi says:

    Florian te lumte ,na ben shum krenar dhe na ngre pesh zemrat ,respekte

  9. Qyterar i zakonshem says:

    Edhe me pike fitorja eshte fitore , titulli eshte titull. Do shume pune dhe stervitje te grushtosh per 10 raunde nga 3 min. Ka lodhje dhe sforco te medha kjo pune , sepse keta atlete e bejne per profesion . Kjo eshte gare individuale . Ne ring je vetem sado qe ne te bertasim nga shkallet “bjeri ,bjeri ” . Ke mare persiper nje pune te rende per te mbajtur veten dhe familjen . Te lumte djalosh , ti ja dole ! Nuk e di nese ato sherret neper konfernca shtypi jane te organizuara apo spontane . Nese jane spontane , dikush luan me temperamentin dhe nervat e tua . Por dyshoj qe te jene spontane sepse nje profesionist e di mire se çdo te thote te rrihesh me grushta dhe nuk i del vetja nga kontrolli aq kollaj. Sa i takon patrotizmit . Ne na pelqen qe ti je i shqiptar por ti ke shkuar per hallin personal me para se per ate kombetar. Ta kisha llafin tek dedikimi i titullit . Me pare familjes gruas , femijes qe prisni, nenes , babait, dhe pastaj te tjeret. Nese , larg qofte , qellon qe ti te sakatohesh ne ring , publiku te zevendeson me nje biksier tjeter te cilin do ta adhurojne njesoj si ty, ndersa familiaret e tu nuk e kane kete lluks . Atyre u dridhet zemra sa here qe ti gjakosesh apo peson goditje gjate ndeshjes. Ata do i paguajne demet nje me nje . Sidoqofte te uroj suksese !

  10. OkTaPoDi says:

    Urime kampion!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje