Manchester City ka fituar super ndeshjen e javës së gjashtë të Premier League kundër Chelsea-t. Qytetarët janë larguar me tri pikët nga Stamford Bridge.
Ka qenë Gabriel Jesus që ka vendosur sfidën me një gol pothuajse të pamundur në minutën e 53-të.
Rezultat befasues në Old Trafford.
Djajtë e Kuq, në fakt, janë mundur 1-0 në shtëpi nga Aston Villa.
Një gol i Hauser në minutën e 88-të ka befasuar Ronaldo-n me shokë.
Fernandes ka gabuar një penallti në fundin e ndeshjes.