Ultimatumi i Armando Dukës për ta mbyllur më 15 tetor, Safet Gjici publikon pamjet: Po punojmë shpejt për ndërtimin e “Zeqir Ymerit”

23 Shtator 2021, 20:02Sport TEMA

Para pak ditësh presidenti i Kukësit Safet Gjici teksa po inspektonte nga pranë punimet tek stadiumi i ri i Kukësit, u “bërtiti” punëtorëve që të shpejtonin punimet pasi më 15 tetor e donte stadiumin të përfunduar.

Kjo datë lidhej me kërkesën që Armando Duka i kishte bërë Gjicit në telefon, i cili kërkon të inagurojë sa më shumë fusha e stadiume në prag të zgjedhjeve për president Federate.

“Punoni pa pushim, punoni deri në darkë, në orën 10. Kam folur me Dukën dhe më ka thënë që në 15 tetor do të vijë për ta inuguruar”, shprehej Gjici.

Sot presidenti i Kukësit ka shpërndarë të tjera pamje nga punimet në stadium i cili duket se ka marrë formën e plotë dhe po shkon drejt përfundimit.

“Po ecën me ritme të shpejta puna për përfundimin e stadiumit “Zeqir Ymeri”, shkruan Gjici. (TemA)

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje