Racizëm ndaj Anglisë, Hungaria do të luaj me dyer të mbyllura kundër Shqipërisë

21 Shtator 2021, 19:09Sport TEMA

Shqipëria po lufton për kualifikim në grupin I, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit në Katar. Një lajm i mirë në ketë rrugëtim vjen nga UEFA, që ka dënuar Hungarinë, kundërshtarin tonë të radhës, të luajë me dyer të mbyllura.

Arsyeja e vendimit kanë të bëjnë me koret raciste që janë dëgjuar gjatë ndeshjes Hungari-Angli, që ka detyruar organizatën botërore të futbollit, FIFA, të dënojë Kombëtaren hungareze me dy ndeshje me dyer të mbyllura, si dhe Federatën me një gjobë rreth 180 mijë euro.

Nuk është e para herë që Hungaria merr dënime të tilla për faj të tifozerisë së saj. Në Qershor, UEFA kishte dënuar me 3 ndeshje, për veprime te hungarezëve në edicionin e Euro 2020.

Shqipëria do të përballet me Hungarinë në Budapest në 8 tetor, me shanse tashmë edhe më të rritura për një rezultat pozitiv.

7 komente në “Racizëm ndaj Anglisë, Hungaria do të luaj me dyer të mbyllura kundër Shqipërisë”

  1. Love Laberi says:

    Nuk e dija qe tetori kishte 89 dite. Rrofshi o kodoshet e merum abazit…

  2. Art says:

    Mero!
    Kur i bie të jet ndeshja?
    89 tetor????!!!!!!!

  3. Erhard says:

    Uaaaa si more gazetare te Temes,do luajme kunder Hungarise me 89 tetor?
    Do me thene nuk do luajme kurre?

  4. Ilir says:

    89 tetor…!? 8 apo 9?

  5. Sara says:

    ore kur i bi tani 89 tetori se ky kalendari im s’shkon deri ne ate date?

  6. tony says:

    cfare dite eshte 89 Tetori?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje