Historia e pazakontë e Ronaldos, mashtruesja i rrëmbeu mijëra euro dhe portugezi nuk vuri re asgjë

20 Shtator 2021, 18:17Sport TEMA

Futbollist, miliarder, viktimë e mashtrimit!

Sipas gazetës portugeze “Jornal de noticias”, Cristiano Ronaldo u mashtrua nga një agjente udhëtimesh për një total prej 288.000 eurosh për tre vjet.

53-vjeçarja përdori kartat e kreditit dhe fjalëkalimet e futbollistit portugez mes viteve 2007 dhe 2010 duke vjedhur para për 200 udhëtime që Ronaldo nuk i kishte bërë kurrë. Në atë kohë, sulmuesi luante për Man United e më pas për Real Madridin.

Kapiteni i Portugalisë i kishte besuar disa nga dokumentat e tij të pandehurit pa e ditur se çfarë i ndodhi atyre. Rastësisht, ai nuk ishte viktima e vetme e gruas.

Para se agjensia turisitike të bëhej e vetëdijshme për krimin, e akuzuara kishte kohë që mashtronte agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes dhe yje të tjerë të futbollit portugez për para. Në total kishte siguruar 350.000 euro.

Gruaja u dënua nga gjykata e Portos në vitin 2017 dhe ka qenë e arrestuar për katër vite. Në krahun tjetër agjencia e udhetimeve rimbursoi “viktimat”. Mashtruesja ende po punon për të paguar atë shumë të ish-punëdhënësi i saj dhe tani punon si pastruese.

1 komente në “Historia e pazakontë e Ronaldos, mashtruesja i rrëmbeu mijëra euro dhe portugezi nuk vuri re asgjë”

  1. Katundari digital says:

    Ha ha Mos se ka punuar gjithe jeten per ato dhe tani ne fund te karrieres e lane te varfer .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje