Myrto Uzuni i papërmbajtshëm, shënon 6 gola brenda një ndeshje me Ferencvaros

19 Shtator 2021, 17:32Sport TEMA

Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Ferencvaros në Hungari.

Sulmuesi i Shqipërisë ka realizuar 6 gola ditën e sotme, në ndeshjen e Kupës ndaj Hatvan.

Beratasi është shfaqur në një formë shumë të mirë, teksa ka arritur të shënojë gjashtë gola, në ndeshjen që Ferencvaros triumfoi me shifrat e thella 0-9.

Sulmuesi shqiptar shënoi fillimisht në minutat 34 dhe 40, ndërsa në të dytën realizoi në minutat 50, 59, 76 dhe 82.

Vlen të theksohet se ky është goli i 12-të sezonal për Uzunin në të gjitha kompeticionet, duke shtuar këtu edhe atë që shënoi me Shqipërinë ndaj San Marino.

 

 

 

6 komente në “Myrto Uzuni i papërmbajtshëm, shënon 6 gola brenda një ndeshje me Ferencvaros”

  1. tironsi says:

    Qeka bo si ndeshje lagjsh

  2. Aldo says:

    ndeshje kooperativash

  3. VLONJATI says:

    Ti je djale i mire dhe futbollist jo i keq , por nje gje me habit me ty . Ti ke nje mbiemer puro turk Uzuni , pate shansin kur linde , te te vinin nje emer te sakte shqiptar ose evropian , ndersa te quajten Myrto , turk se turk , asnje hap perpara . Po ndro emrin a i vrare , se le nam sikur ke lindur ne Afganistan .

    1. Shkodrani says:

      Ai edhe duket si turk!

  4. Tironci says:

    Brravo Uzuni mos degjo inatçoret suksese ne te ardhmen , te uroj karier te bukur , komtarja ka nevoj per ty , forca .

  5. genti says:

    para se te beni tituj bombastike infromohuni ku dreqin luan Hatvan FC pastaj flsini
    kategoria e 3 hungareze ….pra i ka bere 6 gola nje ekipi te kategorise se 3.

    Njesoj sikur Tirona ketu tke ne ti beje 6 gola luzit …do ishte lajm??????

    jeni kthyer ne gojore kot me kot mjafton te beje nje pordhe nje futbollist shqiptar dhe direkt ne gazete

    mire kur i shenon juves ne champions po edhe kur i shenon 6 gola nje ekipi tmerresisht inferior do beni lajm ju te meros ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje