Egnatia i merr një pikë Tiranës në "Selman Stermasi"

19 Shtator 2021, 15:52Sport TEMA

Pas Partizanit, edhe Tirana është ndalur në këtë javë të dytë. Egnatia ka mundur të marrë një barazim me shifrat 1-1 në “Selman Stermasi”, pas një ndeshje, ku sërish VAR u bë protagonist kryesor dhe i mohoi fitoren25 herë kampionëve.

Gjithçka nisi me homazhe për Ylli Mihalin, ish-fizioterapistin e bardhebluve, i cili u nda nga jeta para pak ditësh prej Covid-19.  Rasti i parë ishte për Egnatian, që kërkoi një penallti pas një prekje të dyshimte të Ismajlgecit me dorë.

Në minutën e 17 Filip Najdovski goditi shtyllën e me kokë. Më pas mundësia ishte për Seferin, i cili rrezikoi shumë me një kthesë brenda zonës, por pa saktësinë e duhur. Në pjesën e dytë bardheblutë gjetën golin shpejt me Taulant Seferin, i cili shënoi shumë bukur nga jashtë zone.

Por Egnatia u përgjigj shpejt. Gjashtë minuta më pas Demir Imeri gjeti hapësirën bvrenda zonës dhe lëshoi një goditje mjeshtërore, pa i dhënë mundësi Bekajt dhe tundur rrjetën. Pak minuta më pas Tirana shënoi sërish me Seferin, i cili tundi rrjetën nga jashtë zone.

Por gjyqtari Laver Alla, pas 6 minutash e 50 sekondash shqyrtim në VAR, e anuloi golin për pozicion jashtë loje të Redon Xhixhës, i cili sipas arbitrit, ka penguar rrezen e portierit Puja për të pritur sferën. Pas këtij episodi Tirana e dominoi Egnatian dhe krijoi disa raste.

Në fund nuk kishte gola dhe Tirana bën hap fals ndaj Egnatias, e cila sigurisht shkon e lumtur në Rrogozhinë, pasi i ka marrë 1 pikë në shtëpi pretendentëve për titullin kampion. Bardheblutë nga ana tjetër me siguri kanë ndjenjën se sot humbën dy pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje