City ngec ndaj ekipit të Brojës, fitojnë Arsenal dhe Liverpool

18 Shtator 2021, 18:12Sport TEMA

Manchester City ka bërë një hap fals në ndeshjen e radhës në Premier League përballë Southampton.

Djemtë e Guardiolës barazuan 0-0 ndonëse dominuan në të gjithë lojën, por gabimet në sulm i lanë me rrjeta të paprekura.

Lojëtari i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja u hodh në fushën në minutën e 68 të takimit dhe zhvilloi një lojë të mirë, por pa arritur të linte shenjë.

Në ndeshjet e tjetra Liverpool fitoi 3-0 ndaj Crystal Palace, ndërsa Arsenal mori 3 pikët e para në transfertë përballë Burnley.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje