Stadiumi i Kukësit pritet të jetë gati në datën 15 tetor, të paktën siç deklaron Safet Gjici për kanalin zyrtar të klubit.
Presidenti i verilindorëve ka bërë një inspektim të punimeve në impiantin “Zeqir Ymeri” që është drejt përfundimit të punimeve.
Ai u kërkon atyre të punojnë pa pushim në mënyrë që gjithçka të jetë gati.
“Punoni pa pushim, punoni deri në darkë, në orën 10. Kam folur me Dukën dhe më ka thënë që në 15 tetor do të vijë për ta inuguruar”, thotë fillimisht Gjici.
Më tej tregon cilësinë e punimeve: “Punimet kanë zgjatur pak, por e rëndësishme është se janë cilësore. Me kohën s’jam i kënaqur sepse klubi e vuan shumë mosluajtjen në fushën e vet.
Ndaj ka pasur rezultate të dobëta në sezonin e shkuar. U bënë 3 sezone, ndërsa ky është i katërti që po luajmë jashtë. Duam, që veç cilësisë, një organizim në klub që gjithësecili të kryejë detyrat që i takojnë”.
ca jane keta politikane injorante more.projektin e di ing o ‘shkencetar’.nuk ngeli ta mesosh ti apo rama.eshte profesion e nese si perket profesionit je thjesht vezhgues .turp per keta ing qe e degjojne.
Eshte e vertete.te pakten ky Gjici me koken gjith tul nuk mund t’ju shpjegoje inxhinjreve punen e tyre.e pash videon kur tregonte se duhet bere ai muri aty dhe ky ketu hahahhaa.Ishte i merakosur edhe per rrugen.Nese ka nje afat dhe punimet jane prapa OK mund t’ju thote qe ne kete date duhet te jete i mbaruar dhe punoni dite e nate,te tjerat ata i zgjidhin vete.