Fituesi i Topit të Artë: Messi e ka dobësuar PSG-në

17 Shtator 2021, 16:45Sport TEMA

Presioni në ambientin e Paris Saint Germain është maksimal. Klubi francez arriti të krijonte një nga tredhëmbëshat sulmues më të mirë në histori.

Pritshmëritë janë të larta, por barazimi kundër Club Brugge ishte një zhgënjim i madh. Zhgënjeu tifozët parizienë dhe jo vetëm. Michael Owen, fitues i Topit të Artë në vitin 2001 mendon se fenomenët e sulmit të Parisit janë të dobët kur luajnë së bashku.

“Ata janë lojtarë fenomenalë, por të tre së bashku janë më të dobët dhe nuk e kuptoj pse PSG konsiderohet ekip favorit për të fituar Championsin. Mendoj se skuadrat angleze janë shumë, shumë më superiore, në fakt. Nënshkrimet me lojtarë si Donnarumma dhe Sergio Ramos i shtojnë më shumë shanse për ta fituar këtë trofe se afrimi i Messit.”

Owen në analizën e tij thekson se Messi, i cili ka luajtur për gati dy dekada te Barcelona, e ka të vështirë të lidhet me Mappenë dhe Neymarin.

“Mendoj se marrja e Messit e bën PSG-në më të dobët edhe nga fakti që argjentinasi nuk lidhet kollaj me Mbappenë dhe Neymarin.”

Edhe Trajneri argjentinas, Pochettino, është shprehur disa herë ditët e fundit se “atyre do t’u duhet shumë më tepër kohë për të punuar, që të kuptojnë njëri-tjetrin dhe që PSG të funksionojë më mirë si ekip.”

1 komente në “Fituesi i Topit të Artë: Messi e ka dobësuar PSG-në”

  1. sportedashesi says:

    Nuk eshte e thene qe po ta thote Owen gjithçak thote eshte e mirthene!Analize gjysmake i ka bere ai barazimit ku Bryzh ishte nje ekip per tu admiruar dhe nga ana tjeter PSG luante pa mesfushoret Di Maria dhe M.Verratti!Ndaj sulmi çaloi sepse kalibri i tre lojtareve Neimar,Mesi dhe Mbape nuk mund ti pershtatet kerkush perveç ketyre dy lojtareve me kapacitet tek PSG!Te mos harrojme qe ishte ndeshja e pare zyrtare qe luhej me kete treshe.Ndaj shikoni ndeshjet ne zhvillim dhe pasketaj nxirni te tilla konkluzione.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje