Skena dhune në Europa League, përleshen tifozët në sfidën Leicester-Napoli

17 Shtator 2021, 11:08Sport TEMA
Skena dhune në Europa League, përleshen tifozët në

Skena të turpshme janë parë në stadiumin e Leicester ku vendasit luajtën ndaj Napolit në ndeshjen e vlefshme për grupet e Europa League. Tifozët italianë të Napolit u përleshën me ata të Leicester, ndërsa ndërhynë edhe forcat e sigurisë në stadium.

Tensionet u rritën mes dy grupeve të tifozëve pas përfundimit të takimit, i cili u mbyll në barazim 2-2. Një kordon me forca policie u vendos menjëherë mes tifozërive, por sërish përplasjet vijuan për disa sekonda në stadiumin “King Power”. Tifozët kaluan barrierat ndarëse dhe më pas nisën të hedhin shishe plastike e objekte të tjera ndaj rivalëve.

Megjithatë, tensioni dhe përplasjet kanë nisur shumë më herët. Daily Mail shkruan tifozët e Leicester dhe me dhjetëra fansa italianë janë përleshur edhe para nisjes së ndeshjes.

1 komente në “Skena dhune në Europa League, përleshen tifozët në sfidën Leicester-Napoli”

  1. Viva Napoli says:

    Ne stadiumet angleze nuk ka kurre dhune qysh prej 2 dekadash tani.Raste te jashtezakonshme dhe sidomos kur vijne mafjozet e Sicilise apo Italiane…qe akoma kujtojne Angline dhe tifozat e viteve 80′

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje