Manaj prezantohet te Spezia: Mund të qëndroja te Barcelona, lojtarët ishin të përulur

15 Shtator 2021, 15:24Sport TEMA

Rey Manaj është prezantuar ditën e sotme te skuadra e Spezias, ku ai u transferua nga Barcelona. Gjatë prezantimit, sulmuesi i Shqipërisë, u shfaq shumë i lumtur për këtë aventurë të re, teksa tha se mund të qëndronte te Barcelona, por zgjodhi një sfidë të re, siç ishte kalimi te Spezia.

Më tej Manaj foli edhe për Shqipërinë, ku u shpreh se në rast kualifikimi në Botëror, do të ishte një nga arritjet e tij më të mëdha në karrierë.

Mund të qëndroja te Barcelona, por më pëlqen kjo sfidë dhe shpresoj ta ndihmoj Spezia-n, nga ndeshja e radhës. Barcelona është një nga ekipet më të forta në botë, ku kuptova se sa më i lartë të jetë niveli, aq më të përulur janë lojtarët. Duhet të jemi ashtu edhe në të rinjtë.

Te Spezia unë pashë një ekip që është i uritur, Serie A është një kampionat i vështirë dhe për të arritur objektivin mbijetesë, të gjithë duhet të ecim në të njëjtin drejtim.

Shqipëria në Botëror? Do të ishte hera e parë në histori. Trajneri Reja ka një përvojë të madhe dhe kualifikimi në Botëror do të ishte një nga arritjet më të mëdha në karrierë për mua. Tani kemi dy ndeshje të rëndësishme, kundër Polonisë dhe Hungarisë, nëse fitojmë mund të shkojmë në play-off”, tha Manaj.

2 komente në “Manaj prezantohet te Spezia: Mund të qëndroja te Barcelona, lojtarët ishin të përulur”

  1. aaaaa says:

    Leri pordhet djale,por ulken koken edhe puno shume se me thene te drejten nje futbollist nen nivelin mesatar je.

  2. Benidorm says:

    Me mir qe erdhe ke spezia. Ke Barcelona dhe pak do mblidhje peshqiret ke dhomat e zhveshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje