Milani “bie” me nder në “Anfield”, Reali mund Interin. Ndalet dhe PSG

15 Shtator 2021, 23:03Sport TEMA

Liverpool ka arritur të fitojë me shifrat 3-2 supersfidën e sotme ndaj Milanit, pas një ndeshje të jashtëzakonshme, më e bukura e mbrëmjes së sotme dhe jo vetëm.

Liverpool shënoi i pari me autogolin e Tomorit pas vetëm 9 minutash dhe Milani përmbysi brenda të parës me Rebic (42′) dhe Brahim Diaz (44′), pasi Salah kishte humbur penallti.

Në të dytën ishte radha e përmbysjes për Liverpool, që shënoi me Salah (48′) dhe Henderson (69′), duke vulosur shifrat 3-2. Ndërkohë, doza më të vogla spektakli kishte në “San Siro”, aty ku Real Madrid fitoi me shifrat 0-1.

Ishte një ndeshje shumë e luftuar, me dy skuadrat që dominuan në disa fraksione njëra-tjetrën. Real Madrid shtoi marshet në fund dhe gjeti golin me talentin Rodrygo, që mbylli me sukses një aksion shumë të bukur në minutën e 90.

Suprizën e madhe sot e ka bërë Clubb Brugge, që barazoi 1-1 ndaj PSG, që në fushë kishte Messi-Neymar-Mbappe, por pa efekt. Herrera (15′) kaloi shpejt në avantazh parizienët, por belgët barazuan “flakë” me Hans Vanaken (27′).

Më pas nuk kishte më gola dhe gjithçka u mbyll në barazim. Manchester City dhe Leipzig dhuruan festival golash sonte, duke shënuar 9 të tillë, me ndeshjen, që u mbyll me shifrat 6-3 për skuadrën e Guardiolës. Leipzig ishte gjithë kohës në ndjekje, por kampionët e Anglisë ishin “anormalë” sonte.

Edhe Ajax ishte spektakolar sonte. Djemtë e Ten Haag tundën rrjetën plot pesë herë në Lisbonë ndaj Sporting, duke triumfuar 5-1. Porto dhe Atletico Madrid morën nga një pikë, pas barazimit 0-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje