Kukësi ka fituar 3-1 me Kastriotin për javën e dytë të Superligës.
Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” ka parë verilindorët më bindës në lojë, duke përmbysur krutanët që kaluan të parët në avantazh me Arbër Bashën në minutën e 26.
Ishte Ndreca që me një kryevepër barazoi shirat, për pjesën e parë që përfundoi 1-1.
Zëvendësimet në fillimin e së dytës ishin efektive, me Kukësin që kaloi në epërsi pa kaluar një minutë me Basën.
Kroati do gjende sërish rrjetën në të 68, duke hipotekuar tri pikët.
Me këtë fitore, Kukësi shkon në kuotën e 6 pikëve në vendin e parë të Superligës, teksa lë me dy pikë pas kundërshtarët.