"Kush je ti, çfarë kërkon nga ne?" Gazetari Artan Hoxha tregon si e kërcënuan: Çfarë ke me Laçin?

21 Shtator 2021, 11:56Sport TEMA

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emision Proçesi Sportiv në Top Channel, tregoi një rast se si e kanë kërcënuar në stadium duke ndjekur ndeshjen Tirana-Egnatia. Hoxah tha se:

“Publikova videon sepse ishte një ngjarje që dukej e rëndë për javën e dytë të kampionatit se si mundoheshin të ndikonin të pashqetësuar edhe në vendimin e VAR-it.

Ajo që ndodhi është se menjëherë filluan telefonatat dhe kërcënimet: “Kush je ti? Çfarë ke me Laçin?”. Këto janë njerëz që i kanë krahët e ngrohta nga FSHF dhe nuk u ndodh asgjë ndaj janë mësuar të bëjnë gjëra të tilla”, u shpreh Hoxha.

“Por jo vetëm kaq. Isha në stadium dje për të ndjekur ndeshjen Tirana-Egnatia dhe isha mes kolegësh në tribunën e mediave. Në pushimin e ndeshjes vijnë tre persona dhe më kërcënuan ndërsa bëja detyrën time. Një situatë absurde aq sa kolegët u kthyen nga ana tjetër.

Po kush ishin këta? Ishte drejtori i klubit, ishte djali i presidenti, Kleo Laska, si dhe një person tjetër që shoqërohet me këta. Janë persona të cilët e them i kanë krahët e ngrohta e nuk i ndal kush. Nuk kam asgjë me Laçin, kanë ekip të shkëlqyer, por janë perosna të tillë.

I kam bërë denoncim në polici. Por kur shkon puna pastaj atje ose do të kërkohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë që nuk t’i jep kush, ose të kërkohen dëshmitarë. Po kush të dalë dëshmitar aty, Ylli Aga që ishte ngjitur? Kolegët u kthyen nga ana tjetër në ato momente.

E kam pyetur shpesh veten se pse Gëzim Sinemati nuk shkon në stadium dhe në situatë si kjo e kuptova. Nuk shkon sepse atje të bëjnë agresion për atë që thua”, tregoi Hoxha

8 komente në ““Kush je ti, çfarë kërkon nga ne?” Gazetari Artan Hoxha tregon si e kërcënuan: Çfarë ke me Laçin?”

  1. Drini says:

    Pra sic e kam thene dhe nje here tjeter , ky palo gazetar provokon gjithandej qe te marre kercenime e qe pastaj te beje kerkese per azil.
    Nuk ka njeri me negativ media se ky.

    1. xheJ. eN. Bi. says:

      O Drini…
      Kë ke kushëri nga ata që kërcënuan këtë palo gazetar???
      Nuk dua të bëj avokatin e Artanit, po ma shpifin komentet si ky joti.
      Ti kujton se është si gazetarët e RD- ës që nxjerin Babalen dhe pastaj ikin bashkë me të???
      Drini, inat kije Artanin, po hakun mos ja ha!!!

    2. albi says:

      ik mor bole. si e ka planin sipas teje, te marri 30 vjet kercenime e te kerkoje azil ne 2035? se 15 vjet i ka bere duke marre kercenime deri tani….

      1. Drini says:

        Bolja te mbifte te balle !
        Ky Tani duhet te tregje si e kontaktoi Hasan Dajti, i ati i Tan Dajtit, per te bere nje emision ne News 24 perpara se Gjykata kushtetuese te jepte vendim per ceshtjene tij. Por emisioni i ngeli ne dore sepse ai shkerdhata vrau 4 police e historia vazhdon.
        Artan Hoxha nuk ka qene asnjehere i kercenuar sepse ka qene dhe eshte ne mbrotje nga Tan Dajti . Sa here qe i del problem ketij pedes ai u ndersen Dajtin.

  2. Skenderbegasi says:

    O Tani ku e ke porositur ate armatur kamuflazhi,
    tek ndonje farketar rrobaqepes?!

  3. pjeter says:

    He o gazetor nise te shpikesh edhe ti kercenime. Apo te ka hyre frika nga SPAKU se te kane kapur me pergjime qe merr para te trafikanteve. Dashke azil o kokelope

  4. ED TIRONCI says:

    sbohet stan me lepuj thote populli….kur kjo dinamo bote historine keta te superfosfatit ne lac….ishin ne te treten…industriali…emri mo i shpif…tani na morin pjese ne europe ne dun me fitu me zor….ceceneria harbuteria…komandojne sot …perparimi dhe industriali….qe deri dje si llogariste njeri…ene skane buke me honger ene te cajne trapin….laci dhe kuksi qytetet mo dru me pre…..lacjant jane garipa….vishin n itali n vitet 90..dhe nxirrshin grate te semafori….ne kshu i bone leket…e tani dun me fitu kampionatin…dinamos ti hani m….cecene.

  5. Sokrati says:

    Gazetari tregon me gisht emrat e kercenuesve terroriste, keta thone: -Gazetari kerkon azil!
    Koleget e gazetarit perse kthejne shpinen nga situata? Perse nuk behen deshmitare? Sinemati perse nuk shkon ne keto situata ne stadium!? Eshte bere vendi klane-klane, si dikur pashalleqe e bajraqe.
    Nese ka materiale SPAK, le ta ndaloje, ta hetoje. Kush e pengon?
    Kercenuesit direkte jane terroriste, agresoret e jetes, gjakatare dhe perdite shikoni, si humbasin jeten shume njerez…
    As edhe nje personi nuk mund t’i merret jeta nga nje tjeter person, per cfaredo aresye qofte. Nese kjo do te ndodhe, atehere ne do te jemi nje shoqeri njerezore. Nese leme drejtesine me te gjitha levat esaj te veproje dhe te vendose drejtesi ne kete vend, do te jemi vendi me i sigurte, me i civilizuar dhe me i preferuari per kombet e tjere, perndryshe le t’i lutemi Zotit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje